Historike/ Në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë një shqiptar në krye të Gjykatës Kushtetuese

Një gjykatës shqiptar për herë të parë në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për gjykatësin Sali Murat, i cili sot u zgjodh në krye të saj, informon INA. Murati mandatin e tij do ta fillojë në fillin të nëntorit të këtij viti, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Nikolla Ivanovski, të cilit i skadoi mandate, transmeton INA

Në Kushtetuese kryetari zgjedhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. Secili gjykatës mund të propozoj kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gostivar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?