Holokausti, ambasada amerikane: Ja si familja shqiptare i shpëtoi hebrenjtë

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke ndarë me ju disa nga fototdhe historitë e Norman Gershman, të cilat tregojnë për familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës”.

Me këto fjalë, ambasada amerikane në Tiranë, përkujton ditën e njohur kundër krimeve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Historia e Ali dhe Nadia Kazazi: “Gjyshi ynë strehoi refugjatë nga lufta në Jugosllavinë e viteve 1913. Babai ynë ishte analfabet, dhe shumë zemërmirë. Ai ishte bukëpjekës.
Lagjia në Tiranë ku kemi jetuar dhe ku strehuam familjen Solomon ishte një lagje shumë miqësore dhe të gjithë, përfshirë edhe fëmijët, e dinin që ne strehonim një familje hebreje. Ne i patëmvënë familjes emra myslimanë. Matilda dhe Memo luanin me ne në oborrin e brendshëm.Babai dhe nëna kishin shumë frikë, por kur bëheshin kontrolle, mysafirët tanë hebrenj ishin në gjendje të fshiheshin duke ikur në shtëpitë e tjera nëpërmjet dyerve të përbashkëta. Ato ishin kohë të rrezikshme.

Për gjashtë muaj në vitin 1943, ne strehuam familjen Solomon – David dhe Esther Solomon dhe fëmijët e tyre, Matilda dhe Memo. Tani e dimë që emri i vërtetë i Memos ishte Mori Amarilio Solomon. Esther ishte rrobaqepëse. Ajo qepi flori në fustanin e saj, si një burim i mundshëm mbijetese. Memo u bë mësues muzike në Beersheba, Izrael. Ai tani jeton në Jeruzalem. Matilda është një biznesmene në Izrael.

Prindërit tanë nuk kanë qenë shumë fetarë, por ata besonin në Kuran dhe në Besë. Pa Kuran nuk ka Besë. Pa Besë nuk ka Kuran. Për zemrën, lëkura nuk ka ngjyrë. Asnjë burrë apo grua nuk mund të harrojë Perëndinë", thuhet në kët dëshmi. 

SHKARKO APP