Homazh për Kasëm Trebeshinën

Nga Behar Gjoka

Në moshën 91 vjeç shuhet shkrimtari Kasëm Trebeshina. Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë, në jetën e shtrirë në dy shekuj. Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse me komunizmin u vë në luftë të ashpër.

Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite burgim e vite të tëra persekutim. Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës.

Ai shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi, prozë, dramatikë. Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet, Ajsbergu i letrave shqipe, sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar.

Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si Kënga Shqiptare, Odin Mondvalsen, Tregtari i skeleteve, Çezari niset për luftë, Trebeshina ka endur surrealizmin. Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet Shekspiri i letrave shqipe.

Nëse në gjallje nuk e kuptuam, madje e përgojuam, tani në amshim, kemi shansin të lexojmë universin letrar të Trebeshinës.

Fati i shkrimtarëve të mëdhenj, është i njëjtë, nuk kupotohen nga bashkëkohësit, sepse vepra e tyre, pra vepra e Trebeshinës i përkon gjithkohësisë… Paqe mjeshtër, në amshim

SHKARKO APP