Homazhe në Athinë për 51 viktimat e tërmetit tragjik
Emigrantë shqiptarë si dhe shtetas grek kryen homazhe në shenjë nderimi dhe solidariteti për 51 viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin Kotzia në Athinë ku ndezën qirinj në kujtim të viktimave.
Ndër to ishin dhe pjesëtarë të partive politike në Greqi si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Gjithashtu shumë shqiptarë janë organizuar për të mbledhur fonde dhe ndihma të cilat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.