Homazhe për aktorin Met Bega, Kumbaro: Na bënte të buzëqeshnim kur buzëqeshja ishte e vështirë

 

Miq, të afër dhe bashkëpunëtorë zhvilluan sot homazhe para trupit të pajetë të një prej aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptar, Met Bega, që u nda nga jeta mbrëmë në moshën 69-vjeçare.

Humoristi i njohur shqiptarë, i estradës së Tiranës, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përjetoi këtë betejë me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij. Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i mirënjohur i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej.

Në homazhe mori pjesë dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh “Arti Shqiptarë ka humbur një figurë që solli buzëqeshjen në një kohë kur buzëqeshje nuk kishte”.

“ Me humbjen e humoristit Met Bega kemi humbur një vlerë të jashtëzakonshme për artin dhe publikun. Iku një njeri që I dha shpresë brezave të rinjë për të qenë të lumtur dhe optimist në një kohë, kur optimizmi po venitej. I dha buzëqeshje publikut në një kohë kur buzëqeshja ishte e vështirë”, tha Kumbaro.

Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai iu kushtua për 40 vite artit dhe skenës shqiptare.  Ai bëri debutimin e tij të parë në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. Filmi i parë ku ka debutuar ishte në vitin 1986 me një rol të vogël në filmin “Dy herë mat”. Gjithashtu ka luajtur pesë role në filma me metrazh shqiptare. Ndër filmat që ka luajtur aktori Bega kujtohet, “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988 dhe “Tela për violinë”, në vitin 1987.
Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010

SHKARKO APP