Homazhet për Robert Elsie, albanologu do prehet në Theth
Albanologu Robert Elsie do të prehet në Theth për herë të fundit. Ai u nderua në Bashkinë e Shkodrës ku u mbajtën homazhe para ceremonisë së fundit në Aplet Shqiptare.
Trupi i pajetë i albanologut Robert Elsie u nderua për herë të fundit në Shkodër para se të prehet në banesën e fundit në Theth.
Puna e tij kolosale e veprat që la pas, i bëjnë të varfra fjalët në një moment të tillë. Por vlerësimet për Elsie nuk mungojnë nga ata që punuan me të, apo që e njohën përmes veprave që na la si trashëgimi.
Flutura Açka: Jo pa qëllim e kam quajtur një akademi që ecte sepse të paktën për ne që merremi me letër ka qenë një shembull njeriu jashtëzakonisht punëtor.
Romeo Gurakuqi: Një humbje shumë e madhe për albanologjinë shqiptare, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të kombit shqiptar në botë.
Partneri i tij i një jete, Stephan Trierweiler i falenderoi të gjithë për nderimet që i bënë mikut të shqiptarëve.
Stephan Trierweiler: Desha të falenderoj të falenderoj gjithë popullin shqiptar, vecanërisht popullin e Shkodrës që na dha mundësinë që Robertin ta nderojmë pikërisht në këtë qytet.
Robert Elsie u nda nga jeta me 2 tetor në moshën 67 vjeçare dhe do të prehet përjetësisht në Alpet Shqiptare.