Hoqi shaminë për herë të parë, burri zbulon se gruaja e tij mbante mjekër

Një burrë i ka dhënë divorcin gruas pasi ka zbuluar se ajo mbante mjekër e fliste si mashkull.

Personi tha se nuk e kishte parë gruan para ditës së dasmës pasi ajo mbante shami.

Ai tregoi se nuk kishte folur kurrë me të pasi ceremonia e martesës ishte organizuar nga krushqit.

Gruaja të cilës nuk i është bërë publike emri kishte vendosur shami edhe ditën e martesës kështu që burri i saj nuk e kishte parë. “Kur e pashë për herë të parë kishte makeup në fytyrë.

Pasi kalova 7 ditë me të, shkova jashtë qytetit për punë. Kur u ktheva pashë që ajo kishte rritur mjekrën dhe kuptova që zëri i saj i ngjasonte një mashkulli”, është shprehur burri nga India, shkruan Xing.al.

Gruaja indiane ka pranuar se qimet në fytyrë dhe zërin si mashkull e ka për shkak të një ç’rregullimi hormonal.

Ajo deklaroi se burri e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe se ai po gjen arsye të rreme që të ndahet nga ajo. Gjykata ka refuzuar t’i ndajë çiftin në fjalë duke mos e parë të përshtatshme arsyen e ndarjes.

SHKARKO APP