Horoskopi, 09 janar 2020

Dashi

Një kuadër yjor shumë interesant që favorizon ambiciet tuaja sidomos në aspektin profesional. Edhe pse e keni Hënë në kundërshtim, gjendja juaj shpirtërore është e shkëlqyer.

Demi

Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë, në të cilën do të keni mundësi të rivendosni gjërat në vend, pas një periudhe jo shumë fatlume. Është momenti i mirë për të hedhur një hap vendimtar.

Binjakët

Një ditë kjo ku financat do të jenë në plan të parë e ku ju duhet të merreni më shumë për të balancuar hyrjet e daljet e parave. Dëshironi të merreni më shumë me veten, por s’ju lenë punët.

Gaforrja

Sot ju sugjerohet t’i merrni gjërat më me lehtësi e të mos “merrni zjarr” menjëherë sepse mund t’i prishni punë vetes. Përfitoni nga Hëna që rrit krijueshmërinë dhe sensibilitetin.

Luani

Nuk ju mungon as dëshira e as guximi për të ndërmarre veprime konkrete e iniciativa, por keni nevojë për qetësi të brendshme për t’i marrë gjërat shtruar. Një dashuri e re ne horizont.

Virgjëresha

Janë besimi që ngjallni te të tjerët dhe këmbëngulja për t’ia dalë mbanë armët tuaja më të mira për të përballuar jo i vetëm situata të vështira. Mirë raportet ndërpersonale dje dashuria.

Peshorja

Vazhdoni të ecni përpara, me këmbëngulje por jo me kokëfortësi, që do të thotë se kur duhet, mund edhe të tërhiqeni përkohësisht. Pritet një ditë e favorshme në aspektin profesional.

Akrepi

Si ata që punojnë ashtu edhe ata që merren me studime sot kanë yjet e tyre të mirë në favor. Duhet të bëni më shumë kujdes me njerëzit që ju rrethojnë sepse jo të gjithë i keni në krahun tuaj.

Shigjetari

Dita sot pritet të jetë kryesisht e qetë dhe ndoshta do të bëni mirë të merreni më shumë me problemet e bartura nga e kaluara. Klimë e mirë edhe në drejtim të raporteve ndërpersonale.

Bricjapi

Ndonëse edhe për ju Hëna sot është në kundërshtim të plotë. Nuk di të keni asnjë pengesë si në planin e raporteve me të tjerët, ashtu edhe në ato me partnerin. Mirë shëndeti.

Ujori

Keni energji të mjaftueshme për të përballuar një ditë në të cilën yjet nuk janë edhe aq të favorshëm për ju. Mundohuni të kontrolloni disi një ndjenjë protagonizmi që manifestohet tek ju.

Peshqit

Hëna dhe Urani në shenjë sot favorizojnë ndjeshëm fushën sentimentale dhe raportet ndërpersonale në përgjithësi. Mundësi konkrete edhe në planin profesional. Kujdes me sëmundjet e stinës.

SHKARKO APP