Horoskopi 13 dhjetor, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Sharmi do të jetë pasuria juaj më e madhe sot, kështu që nxirrni buzëqeshjen tuaj më të ndritshme sa herë që të keni mundësi. Përpiquni të buzëqeshni edhe kur gjërat bëhen më pak të këndshme. Mos u zhgënjeni nëse disa çështje të vjetra vazhdojnë të shfaqën. Për t’i zgjidhur gjërat një herë e përgjithmonë duhet të bëni përpjekje të vazhdueshme. Thjesht duhet të tregoheni të fortë dhe shqetësimet do të largohen.
Demi
Po filloni të ndiheni të mbingarkuar? Është koha për të gëlltitur krenarinë tuaj dhe për të kërkuar ndihmën që ju nevojitet! Shumica e njerëzve shpërndahen dhe humbasin kur e dinë se ju do i kërkoni diçka, por miqtë tuaj janë të gatshëm t’ju ofrojnë ndihmë. As mos e mendoni fare se rëndon dikë tjetër me problemet tuaja sepse ata do jenë të gëtshëm t’ju qëndrojnë pranë. Ju do jeni të aftë të zgjidhni problemet në mënyrë të duhur.
Binjakët
Komentet e paqarta të dikujt do të fillojnë t’ju ngrejnë nervat sot. Nëse doni të zbuloni të vërtetën se çfarë ata mendojnë, atëherë ju duhet të dilni menjëherë dhe t’i pyesni. Ata mund të befasohen nga guximi juaj, por përsëri do ju harxhojnë shumë kohë. Nëse e shikoni që vazhdojnë me sjelljen e tyre po njësoj, nuk ia vlen durimi që po shpenzoni. Është koha që të ecni para aq sa mundeni.
Gaforrja
Mendimet tuaja kanë peshë ekstra tani, prandaj ki kujdes sesi i shprehni ato. Ju keni tendencë t’i thoni gjërat pa u menduar, e cila është jashtëzakonisht simpatike për të gjithë njerëzit përreth jush. Por sot disa njerëz të rinj në skenë mund të mos shohin humorin në fjalimet tuaja, kështu që kini kujdes se ku dhe kur shpreheni pa u menduar. Nëse keni të bëni me disa njerëz të rinj mbani një qëndrim.
Luani
Sot do merrni vesh shumë sekrete, megjithëse ato që dëgjoni mund të mos ju surprizojnë shumë. Mundohuni të qëndroni në rolin e ‘dëgjuesit’ në vend të ‘përhapësit’. Ju nuk do të dëshironit të merrnit një reputacion për ndarjen e gjërave, kur dikush ua ka treguar me mirëbesim. Mos harroni të spërkatni një dozë të shëndetshme skepticizmi mbi gjithçka që dëgjoni, dhe nëse shqetësoheni se dikush mund të jetë në ndonjë hall, thjesht lëreni të ndodhë ashtu siç duhet. Mos u përfshini!
Virgjëresha
Aftësitë tuaja analitike janë të mira për marrëdhëniet e biznesit dhe çështjet financiare, por sigurisht që nuk mund t’i përdorni ato me ndonjë nga personat tuaj të dashur ose marrëdhëniet shoqërore.
Duhet të jeni të kujdesshëm kur përpiqni të analizoni një person të veçantë për ju. Të gjithë njerëzit janë të ndërlikuar dhe ju nuk mund të bëni supozime, veçanërisht sot. Mund të dilni në përfundime të rrema dhe mund të mos keni më shanse për t’i qëndruar më pranë këtij personi të veçantë për ju.
Peshorja
Nëse një person në jetën tuaj mund të ndikojë shumë emocionalisht apo po tejkalon mirësjelljen e tyre ndaj jush, sot është dita që (butësisht dhe diplomatikisht) t’u tregoni atyre se si po ndiheni. Lëreni dhembshurinë tuaj të ju drejtojë përmes kësaj bisede potencialisht të ndërlikuar. Dëgjo ato që thonë. Tani për tani duhet të qëndroni të qetë, stresi i shtuar nga ky person mund t’ju ketë lodhur shumë.
Akrepi
Nëse jeta juaj do të ishte një ndeshje boksi (dhe kundërshtari juaj do ishte vetëkënaqësia), patjetër që e keni fituar këtë raund të fundit! Urime, tani, kthehu në cepin tënd dhe riorganizohuni për raundin tjetër. Do të jetë një luftë e vazhdueshme për të mos e lejuar veten të mërzitet apo shpërqendrohet tani. Kjo mungesë e stimulimit do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Edhe pse ju mund të përpiqeni të gjeni një sfidë të përshtatshme për intelektin tuaj nuk do të keni fat. Përpiqeni të qëndroni të përqendruar!
Shigjetari
Ditën e sotme mendja juaj do të përqendrohet në të ardhmen. Zakonisht është e një gjë shumë e mençur të bëni udhëtime të reja dhe t’i besoni gjykimit tuaj. Edhe nëse marrja e vendimeve tuaja për të ardhmen do rezultojë gabim, ju jeni të gatshëm të përballeni me pasojat dhe për këtë gjë përgëzime!
Bricjapi
Nëse do të jeni afër një fëmije sot, do të jeni në gjendje të ushqeni energjinë e tij të pakufishme dhe të zbuloni një anë të re, të këndshme të vetvetes. Por, të kalosh pak kohë me fëmijët nuk është plotësisht e mundshme tani, prandaj blini një paketë çamçakëzash të preferuar për flluskë, vishni një palë atlete të bukura, shikoni disa karikaturat dhe injektoni disa sjellje fëminore në ditën tuaj serioze.
Ujori
Nëse e gjeni veten të mërzitur sot, është një shenjë se ju duhet të bëni disa ndryshime në jetën tuaj. Këto mund të jenë ndryshime të thjeshta në rutinën tuaj, por ndoshta është më efektive të bëni disa ndryshime komplekse në një nga marrëdhëniet tuaja më të ngushta. Disa komunikime të çuditshëm kanë vazhduar dhe mund të jetë koha që ju dhe ky person të kuptoni se çfarë saktësisht jeni duke bërë në jetën e njëri-tjetrit. A keni vërtet aq të përbashkëta sa duhet për të vazhduar? Të gjitha marrëdhëniet nuk zgjasin përgjithmonë.
Peshqit
Dikush me të cilin merreni çdo ditë, ka qenë në kërkim të interesave tuaja më të mira dhe do t’ju tregojë për diçka që duhet të dini sot. Ky informacion i brendshëm do t’ju ndihmojë të shmangni shumë probleme. Do të jeni të armatosur me faktet (të cilat do t’i zbutni me hijeshinë tuaj), megjithëse ato që duhet t’u tregoni njerëzve mund të mos jenë të mirëpritura. Nëse ata nuk mund të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ky është problemi i tyre.
/Ora News