Horoskopi 18 maj, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Java nuk mund të fillonte më mirë se kaq për Dashin: Hëna kalon përmes shenjës dhe Venusi ju shikon me mirësi nga Binjakët. Kështu që dashuria dhe ju do të jeni më të favorizuar se kurrë! Madje ju do të bëheni ëndërrimtarë dhe romantikë, forconi lidhjet tuaja, ringjallni mirëkuptimet tuaja, krijoni atmosfera magjike edhe nëse nuk jeni më të rinj. Lajme të rëndësishme në punë.
Demi
Mërkuri dhe Venusi kalojnë nëpër Kampin e dytë, duke ju bërë më të mprehtë për investime dhe marrëveshje fitimprurëse. Ju nuk do të humbisni një mundësi të mirë që do të trokasë në derën tuaj gjatë ditës! Është e detyrueshme të kujdeseni për të dashurin tuaj dhe për mirëqenien tuaj fizike, të lënë pas dore në këto ditët e fundit.
Binjakët
Planetet do ju bëjnë të dukeni mjaft mirë para të tjerëve, do ju ndihmojnë të keni humor dhe të fitoni disa projekte që i kini lënë pas dore. Fati do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe do keni mbështjetjen e shumë njerëzve të rëndësishëm. Nëse jeni i dashuruar tregohuni i këndshëm me partnerin tuaj.
Gaforrja
Hëna në fushën e dhjetë ju vë gishtin në plagë: në javët e fundit nuk keni pasur sukses në punë dhe biznes ashtu siç dëshironi. Për disa, madje edhe problemet ligjore ose burokratike nuk mund të përjashtohen, duke pasur parasysh disonancën e Jupiterit. Këshillohet që të veproni me kujdes dhe të jini të disponueshëm maksimalisht me të dashurin tuaj.
Luani
Marrëdhëniet me njerëzit që përmbajnë vlera dhe opinione të ndryshme do jenë një stimul intelektual i fuqishëm dhe do ju ndihmojnë në rritjen tuaj kulturore. Të punosh pranë të tjerët do ju duket interesante.
Virgjëresha
Kini besim në veten tuaj dhe mos kini frikë nga lajmet dhe ndryshimet; mos kini frikë edhe nga reagimet negative të dikujt. Në fushën profesionale, për shembull, ju ende keni kartat për të luajtur, dhe ata janë kartat fituese. Në fushën e dashurisë ju do të gjeni mënyrat e duhura për t’i kërkuar falje partnerit tuaj dhe të gjallëroni marrëdhënien!
Peshorja
Dashuria ushqehet me fjalë, si dhe me fakte, përpiquni të mos harroni ose mos ta nënvlerësoni efektin që fjalët e pamenduara mirë mund të ndikojnë keq tek partneri juaj. Në punë, jini të kujdesshëm, qëndroni të ankoruar nga realiteti i fakteve, harroni fantazitë ose hipotezat që nuk mbështesin asgjë të fortë.
Akrepi
Me Hënën në Dashi, ju duket se keni mundësi të shkëlqyera që nuk do jenë të vështira për t’u kapur, por psërsëri, ju duhet të jeni të kujdesshëm, të vlerësoni gjërat me qetësi dhe të jeni sa më objektivë që të mos merrni vendime të pamatura për të cilat mund të pendoheni.
Shigjetari
Përfitoni nga yjet sot që do ju favorizojnë më shumë se sa kurrë. Do jeni të aftë të rizbuloni emocione të këndshme që do ju sjellin mirëkuptim me të dashurin tuaj. Nëse ju mungon dashuria, rreth e rrotull jush, jeta është mjaft e gjallë. Ata që punojnë vetë fitojnë pikë dhe pozicione, marrin lëvdata dhe propozime.
Bricjapi
Pavarësisht kritikave apo fyerjeve, ka disa raste që ju duhet të mendoni në rradhë të parë për veten e më pas për të tjerët. Duke bërë për të tjerët, gjithmonë sakrifikoni gjëra të rëndëishme për ju, prandaj filloni të ndryshoni. Nëse gjatë fundjavës nuk keni qenë në gjendje të qetësoheni dhe të fitoni energji, do ju duhet të bëni një përpjekje monstruoze për t’u rikthyer në zyrë.
Ujori
Hëna në Dash, ju jep entuziazëm dhe dëshirë për të bashkëpunuar; nëse jini dhe pak ambicjozë, suksesi është i sigurt. Një ditë absolutisht magjike nga pikëpamja sentimentale, do përjetoni një lumturi të fortë.
Peshqit
Ju nuk do keni nevojë për askënd për të arritur suksese. Tashme keni zgjedhur një rrugë veprimi dhe kështu ecni përpara me vendosmëri, pa frikë. Dashuria mund të të befasojë në çdo moment dhe në çdo vend: një shikim është i mjaftueshëm për t’ju krijuar emocione dhe ndjesi të papërshkrueshme.