Horoskopi 19 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi 

Prej disa kohësh jeni mbyllur shumë në vetvete, por ditën e sotme do dilni nga kjo gjendje dhe do gjeni ngushëllim në pastimin emocional. Nuk do ketë asnjë rrezik, do ndiheni mjaftueshëm të qetë dhe të çlodhur për të kuptuar se çfarë ju pret më pas. Ka dy rrugë përpara jush, dhe të dyja duken njësoj premtuese. Merrni atë që ju frikëson më shumë sepse do jetë ajo që do ju drejtojë në udhëtimin më interesant dhe përmbushës.

Demi 

Një zbulim shumë tronditës nuk do të jetë ndonjë surprizë e madhe për ju sot sepse fuqitë tuaja intuitive ju kanë paralajmëruar se do ndodhte diçka e tillë. Ju keni dyshuar për këtë çështje para se të merreshe vesh. Intuita juaj do vazhdojë të jetë shumë e fuqishme gjatë gjithë ditës dhe shumë e dobishme. Kështu kur e shihni se dikush po përpiqet të gënjejë apo të duket shumë intrigues do e kuptoni menjëherë, prandaj dilni direkt në përfundime.

Binjakët 

Nëse do vazhdoni të veproni sipas mënyrave që dini, do bëheni më pak të përshtatshëm për përvojat e reja, përfshirë këtu edhe shmangien e situatave të pakëndshme. Askush nuk dëshiron të jetë pjesë e situatave të pakëndshme por ndonjëheë duhet të dilni nga qetësia që keni krijuar. Pra ju sot merrni fryme thellë dhe dilni nga rehatia. Nuk është aq e frikshme në fund të fundit, do kuptoni se mund të jetë mjaft argëtuese. Në këtë rast ekziston mundësia që të ndiheni me të fuqishëm sesa kurrë.

Gaforrja 

Në rast të ndonjë konflikti që mund të shpërthejë sot, ju duhet të tregoheni të gatshëm të largoheni vetë. Nuk duhet të braktisni personin që mendoni se ka të drejtë por gjithashtu nuk mund të rrini shumë gjatë sepse mund të ketë pasoja të tjera. Duke njohur veten tuaj është më mirë të siguroheni që nuk do shkaktoni trazira.

Luani 

Nëse dikush kërkon që të grindet me ju, gjëja e vetme që duhet të bëni është ta bindni atë se nuk po vepron drejt. Nëse u tregoni se dëshironi që të mbani një marrëdhenie të mirë me ta, atëhere edhe ata do përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë. Ju jeni përgjegjës për të vendosur nëse një mosmarrëveshje do vazhdojë ose jo në një shkallë më të lartë. Kështu që duhet të vlerësoni fuqinë që keni dhe të mos e merrni si të mirëqenë. Kthimi në debat mund t’ju kushtojë sot.

Virgjëresha 

Sot brenda kokës suaj do ketë shumë paqartësi dhe konflikte. Këto paqartësi dhe konflike do ju mbajnë të hutuar. Por mos u shqetësoni, para se të fillojë mëngjesi, ju do jeni në gjendje të qetësoheni dhe te organizoheni. Çfarë po ndjen, dhe pse? Shqyrtoni çdo mendim që shfaqet në kokën tuaj dhe kuptojeni se nga po vjen. Vendoseni atë në vendin e tij të duhur dhe do të keni mundësi të kaloni pjesën tjetër të ditës me lehtësi.

Peshorja  

Bërja e punës së mirë dhe përqëndrimi është një strategji e shkëlqyeshme për të përparuar në karrierën tuaj ose për të marrë nota më të mira, por kur mbani kokën poshtë gjithë kohës, mund të mos vini re shumë gjëra! Bëni një bisedë me një mësues në korridor ose me një shef në ashensor. Lërini ata të njohin personin që jeni, jo vetëm rolin që luani në punë ose shkollë.

Akrepi

Është koha të zgjoheni dhe të kuptoni që ëndrrat tuaja po ju tregojnë diçka! Imazhet konfuze që keni parë netët e fundit kanë qenë vërtet të dhëna për një problem që duhet të zgjidhni dhe sot më në fund do të jeni në gjendje t’i vendosni pjesët dhe të kuptoni plotësisht atë që duhet të bëni. Mos e humbni kohën duke kërkuar një zgjidhje, pasi e dini me kë duhet të flisni dhe çfarë duhet të thoni. Besojini vetes suaj sot sepse ajo e di se çfarë flet!

Shigjetari

Qëndrimi juaj do të jetë i kundërt me shoqërinë tuaj sot. Njerëzit përrreth jush do të jenë një nivel krejt të ndryshëm nga sa jeni ju. Për fat të mirë, kjo nuk do t’ju shqetësojë aspak! Për ju, sjellja e tyre e çuditshme është interesante për aq sa mendoni se jeni në binarët e duhur. Kjo është një periudhë e mirë që ju të mësoni se si njerëzit e tjerë e shohin botën dhe të zbuloni nëse e shikojnë ashtu siç e shikon ti.

Bricjapi 

Ide të ndërlikuara do të vërtiten sot në mendjen tuaj. Universi po ju dërgon një fluks të shpejtë të energjisë mendore dhe truri juaj do të ketë nevojë për ide të mëdha për ta mbajtur atë të zënë. Deri në fund të ditës, ju do të keni dalë me një plan të ri emocionues që do të vdisni për t’ua treguar të gjithë miqve tuaj. Një person i ri në jetën tuaj është gjithashtu i interesuar për ato që keni për të thënë, por për një arsye mund të mos jetë menjëherë e dukshme.

Ujori 

A jeni duke bërë mjaft ushtrime kohët e fundit? Ushtrime për zemrën tuaj janë një mënyrë e mirë për të mbajtur atë të lumtur. Kështu që nëse po ndiheni pak të lodhur dhe të mërzitur, duhet të gjeni një mënyrë për të dalë dhe për të bërë aktivitete të ndryshme sot. Nëse moti nuk ju lejon të bëni një shëtitje të gjatë e të bukur, atëherë shkoni në palestër! Dhe nëse nuk  keni abonim në palestër, mendoni diçka tjetër. Nëse nuk përpiqeni të bëni sot asgjë do ndjeni dhimbje dhe keqardhje.

Peshqit 

Sot keni shumë mundësi të përjetoni një romancë të nxehtë, por mos u nxitoni. Mbajeni personin me të cilni dilni në pritje sepse kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’i kujtuar atij se ja vlen të presë. Kjo do të jetë një ditë argëtuese me shumë plot fitore dhe një ndjenjë e ripërtërirë e besimit. Ju jeni gati për një sfidë më të madhe.

SHKARKO APP