Horoskopi 22-27 Dhjetor/ Meri: Kohë erosi… Ja surprizat që parashikojnë yjet për ju

Ditë Krishtlindjesh dhe prekje shpirtërore

Nga sot dt 22 e deri në dt 27, kemi një lidhje shumë interesante planetare që do na shoqërojë.

Behet fjalë për Jupiterin në Akrep dhe Lidhjet e hënës.

Kalimi i Jupiterit në Akrep është Karmik dhe shënon pikën zero nga ku do fillojmë një cikël të ri. Sa e rëndësishme do jetë kjo periudhë e cila do ndikohet edhe nga lidhjet e hënës në Luan, pra monopati i jetës sonë?

Jupiteri në Akrep tregon që ndryshimi fillon dhe sidomos duke ndryshuar në qelizën tonë.

Lidhjet e hënës në Luan tregojnë gëzim, krijimtari, eros dhe dashuri.

Erosi qëndron në detajet e mëdha dhe të vogla të jetës sonë.

Le ta zbulojmë pa stereotipe dhe përcaktim. Le ta shikojmë si Floga që lëviz vetë ekzistencën tonë dhe jep qellim në çdo moment.

Dashi do ketë gëzim dhe një njohje të re në jetën personale që e mbush me shpresë.

Demi do ketë ndryshime të mira në heshtjet familjare të cilat kishin mbetur mbrapa apo në një çështje personale.

Binjaket do ndërmarrin udhëtime psikologjike e qetësuese me ane të së cilave do kuptojmë se çfarë mund të bëjnë me mire në lidhje me punën.

Gaforrja do kërkojë të shprehë ndjenjat dhe jo vetëm tek një person që mendon se i përket nga ana erotike.

Luani do jetë në ngritje në lidhje me rrugëtimin e vet në çështje personale e profesionale.

Virgjëresha do mbajë për vete me ambicie çdo projekt apo ndjenjë të mirë duke menduar se aty është më e sigurt.

Peshorja do kualifikohet më së miri në shoqëri, miqësi, dashuri ku do luajë rol kryesor në këto ditë me energji ndryshimesh.

Akrepi do kërkojë horizonte të reja dhe karma mbase e drejton drejt njerëzve të lartë, të mirë, të ngritur dhe pse jo drejt një dashurie të madhe apo karriere të madhe.

Shigjetari do udhëtojë në planet apo qëllimet e veta dhe do ndërkombëtarizohet nëse do mundet që çdo gjë të shkojë përtej imagjinatës.

Bricjapi do rindërtojë marrëdhëniet e prishura me njerëz të afërt dhe bashkëpunëtor. Fitimi jo i barabartë mund të kthehet në humbje.

Ujori do ketë afrimitete të rëndësishme si martesa profesionale e personale të cilat premtojnë në kohë.

Peshqit mund të kuptojnë se jo vetëm do shijojnë, por edhe duhet të marrin pjese aktive në një punë apo projekt që të ndjehen se po jetojnë.

SHKARKO APP