Horoskopi 22 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi
Përmes diskutimeve dhe kontakteve, do të jeni në gjendje të kapërceni çdo lloj problemi!  Jeni të shoqërueshëm, të pëlqyeshëm, popullorë dhe shpalosni talentet tuaja shprehëse dhe bindjen tuaj, një fakt që ju ndihmon të arrini qëllime dhe objektiva! Bëhuni gati, me Merkurin në Binjakët që nga sot,  për lajme të këndshme, si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve tuaja me vëllezërit, të afërmit e largët, por edhe fqinjët!

Ka shumë mundësi sot, të nisni një histori të re dashurie. Nëse jeni fejuar tashmë, komunikimi me partnerin tuaj është në gjendjen më të mirë dhe mund ta bindni atë lehtë për atë që dëshironi!

Demi
Me Mërkurin në Binjakët që nga sot, ju do të jeni në gjendje të qetësoheni, të relaksoheni, të shkëputeni nga ndërveprimet shoqërore të pakuptimta, të flisni në mënyrë efektive dhe të saktë dhe të komunikoni vetëm me njerëzit që keni besim absolut. Një nga dëshirat tuaja plotësohet pas durimit, por edhe këmbënguljes dinamike, nga ana juaj!

Binjakët

Me Mërkurin në shenjën tuaj të zodiakut, ju jeni shumë socialë, keni favor në kontakte sociale, merrni mesazhe, telefonata, keni takime, lajme të mira, shumë komunikime dhe lëvizje të gëzueshme! Jeni i kërkuar nga shoqëria dhe mjaft i arritshëm për sa i përket komunikimit.

Gaforrja

Me Merkurin në Binjakët që nga sot, ju duhet të qetësoheni dhe të shikoni brenda vetes tuaj pikërisht atë që dëshironi dhe keni nevojë nga jeta juaj! Përdorni instiktin tuaj në mënyrë që të arrini depërtim të brendshëm dhe ndërgjegje emocionale.
Zhvillimet në fushën emocionale do të jenë plotësisht pozitive për ju!

Luani

Me Mërkurin në Binjakë, bëheni miqësorë dhe të gatshëm për ndryshim, por edhe përmbysje! Gjeni mënyra dhe përmirësoni ose pasuroni jetën tuaj shoqërore, përmes kontakteve, komunikimeve dhe natyrisht njohjeve të reja! Afroheni më shumë me miqtë tuaj dhe ndiheni absolutisht të dashur nga të gjithë.

Virgjëresha

Duhet të tregoni seriozitetin, pjekurinë tuaj  dhe do të dilni fitimtarë! Ju mund të arrini gjëra shumë thelbësore, në të gjitha fushat e jetës tuaj dhe në të gjitha marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, për sa kohë që përfitoni nga Mërkuri në Binjakët që nga sot është në drejtimin e duhur.
Me fjalët dhe talentet tuaja të komunikimit, ju fitoni respektin dhe admirimin e tjerëve, duke nxjerrë hijeshi dhe mençuri serioze!

Peshorja

Sot mund të dëgjoni lajme të gëzueshme dhe mundësi për udhëtime! Ju jeni perceptues, të këndshëm, popullorë dhe shumë komunikues, gjë që ju ndihmon ndjeshëm në arritjen e qëllimeve dhe objektivave tuaja personale!
Pasioni dhe sensualiteti karakterizojnë ditën e sotme! Erotizmi dhe sharmi që rrezatoni, nuk do të lëjë askënd indiferent!

Akrepi

Me Mërkurin në Binjak, sot  do ta përqendroni interesin tuaj në nevojat dhe dëshirat tuaja mendore, si dhe emocionale.
Falë  intuitës, për të cilën shquheni, kuptoni plotësisht se çfarë i duhet shpirtit tuaj, por edhe se cilët persona janë vërtet të sinqertë me ju!
Beqarët kanë një mundësi të artë për bërë hapin e radhës, ndoshta zyrtarizimi i një marrëdhënieje dashurore, ose  një njohje të re, veçanërisht simpatike dhe  shumë ndryshe nga ajo që janë mësuar deri tani.

Shigjetari

Dita karakterizohet nga harmonia, qetësia, drejtësia dhe ekuilibri.
Të dashur Shigjetarë,  ju favorizoheni për bashkëpunime, por edhe për marrëdhëniet tuaja ndërpersonale në përgjithësi, të cilat përmirësohen për shkak të mjeteve tuaja të mira të komunikimit.
Kushtojini vëmendjen e duhur, personave që ju interesojnë.

Bricjapi

Me Mërkurin në Binjakë, sot duhet të tregoni karakterin tuaj serioz dhe të pjekur, të përfitoni nga favori i ditës së sotme, si dhe nga  aftësia që keni për organizim dhe planifikim!
Mundohuni të mos jeni sipërfaqësor ose të papjekur dhe përqendrohuni seriozisht në punën, jetën e përditshme, shëndetin dhe ushqimin!
Beqarët do të kenë flirtime, adhurues dhe njohje të reja.
Nëse jeni të dashuruar, bëhuni gati që partneri juaj t’ju surprizojë me një dhuratë romantike.
Mbrëmja me partnerin parashikohet të jetë mjaft pasionante dhe e nxehtë.

Ujori

Jeta juaj shoqërore dhe reputacioni juaj po përmirësohen gjithnjë e më shumë.
Sot është dita ideale për të përfituar nga krijimtaria juaj  në të gjitha aktivitetet tuaja! Kaloni një ditë të këndshme dhe mos i thoni jo një propozimi për dalje dhe argëtim.

Peshqit

Me Mërkurin në Binjakë, sot  jeni duke u përqëndruar në punën, shtëpinë dhe familjen! Marrëdhëniet  ndërpersonale normalizohen.
Më në fund zgjidhen çështjet, që lidhen me shtëpinë ose me një rast të pasurive të patundshme. Ngrohtësia e shtëpisë do t’ju japë gëzim të mjaftueshëm!

SHKARKO APP