Horoskopi 3 maj, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Gjatë gjithë ditës do ju shoqërojë një sens i mirë. Idetë tuaja do jenë të mbeshtetura me një vendosshmëri shumë të madhe nga ana juaj. Nëse jeni në një do ndiheni jashtëzakonisht të dashuruar dhe të ëmbël me partnerin. Do jeni më të gatshëm se asnjëherë për ta dëgjuar atë.
Demi
Më në fund ju do ndiheni të rikuperuar nga një periudhë stresi. Fëmijët rreth e rrotull do ju bëjnë edhe më të lumtur. Do jeni të mbushur me dashuri dhe do përjetoni kënsqësi të ndërsjelltë me partnerin tuaj.
Binjakët
Ditën e sotme ju do ndiheni dembelë dhe jospërfshirës. Nuk do ketë asgjë argëtuese, as një ekskursion dhe as dëshirë për të bërë pazar. Nuk do keni pikë motivimi as për t’u kujdesur për shtëpinë tuaj. Në familje mund të ketë një person që ju shton më shumë shqetësimet dhe kjo vjen për shkak se nuk arrini ta kuptoni apo vlerësoni aq sa duhet. Do keni probleme me gjumit.
Gaforrja
Do jetë një e diel pozitive dhe argëtuese për ju. Bashkëpunimi me të tjerët do japë rezultate të mahnitshme. Nëse doni që t’i bini dikujt në sy dhe ta keni pranë vetes, bëjeni atëhere. Mund të gaboni me një simpati sipërfaqësore.
Luani
Nuk do jetë një ditë e keqe për ju sot, por sërish nuk mund të shmangni prishjen e humorit apo një marrëdhënie. Financat do jenë një nga prioritetit tuaja sot dhe do ju fusin shumë në mendime. Në çift, nëse përpiqeni të mbizotëroni ndaj partnerit do fillojnë probleme të shumta.
Virgjëresha
Jeta buzëqesh për ata që dinë si ta shijojnë atë në mënyrën e duhur.Bëni gjithçka që të keni mundësi, argëtoheni dhe mos harroni asnjë shans! Nëse jeni beqar dhe që fluturoni nga lulja në lule, do të dashuroheni çmendurisht.
Peshorja
Ditën e sotme mos hezitoni, por nxirrni jashtë gjithë mërzinë që keni. Nëse nuk ju pëlqen, tregojeni atë: me qetësi analizoni çështjen dhe veproni në përputhje me rrethanat duke përdorur diplomaci dhe racionalitet (flamujt tuaj). Nëse jeni në çift, ju do ndjeni një ndryshim që nuk do ju pëlqejë aspak.
Akrepi
Qëndroni me njerëz që mendojnë pozitivisht. Shumë gjëra që mund të ndodhin sot do varen vetëm nga ju. Do ju duhet të tregoheni pak të duruar sepse dëshira për të marrë gjërat kryesore do të jetë e fortë. Ju mund të kaloni momente të këndshme me miqtë tua. Nëse përjetoni marrëdhënie dashurie që janë sipërfaqësore, do të dëshironi të shpëtoni prej tyre.
Shigjetari
Do jeni të mbushur me shumë ambicje ditën e sotme dhe do ju mungojë të besoni se disa gjëra nuk mund të bëhen dot realitet. Gjatë kësaj dite nuk do jeni në gjendje të bëni ndonjë gjë interesantë që mund t’ju lumturojë. Të gjitha paratë që keni, do dalin nga xhepi juaj i shpuar. Nëse jeni në një lidhje prej shumë kohës asgjë nuk ka për të shkuar ashtu siç dëshironi.
Bricjapi
Do të merrni ftesa dhe propozime për një festë publike, të cilat do t’i pranoni pa hezitim. Mendja juaj do të ushqehet nga ide fituese, të cilat nuk do t’i mbani vetëm për veten, por t’i ndani ato me njerëzit që i shihni të denjë. Sektori i dashurisë është shumë i mirë.
Ujori
Nevoja për pak besim dhe entuziazëm ishte e domosdoshme për ju gjatë këtyre ditëve gri që keni kaluar dhe kjo falë atyre që ju duan. Idetë e qarta dhe shpejtësia në marrjen e vendimeve do të jenë çelsi i suksesit gjatë kësaj dite. Kuriozitetet intelektuale do të shumohen, do t’ju çojnë në ambiente të reja. Koha të mira me miqtë dhe shumë mundësi argëtimi ju presin.
Peshqit
Disa çështje që duhet të zgjidhen kanë nevojë për një vëmendje. Mos gërhisni dhe përballuni me një frymë konstruktive!, Mërkuri ju mbush me entuziazëm dhe lehtëson kontaktet me miqtë e vjetër. Në çift shmangin sulmet dhe argumentet, sepse nuk do ju çojnë asgjëkundi, përkundrazi, situata mund të përkeqësohet.