Horoskopi 3 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Ekziston mundësia që fati të jetë në rrugën tuaj, por asgjë nuk vjen pa punë. Mos prisni që dikush t’ju tregojë mënyrën e duhur për të arritur suksesin. E keni në dorën tuaj, prandaj ndiqni instiktin. Sapo të filloni, do të kuptoni se jeni më afër se sa mendoni. Është në dorën tuaj për ta arritur këtë udhëtim.

DEMI

Ju mund të ndjeni sikur dikush do t’ju dëmtojë. Ndoshta, thjesht po e dënoni veten nga gjërat që doni të bëni vetëm se keni frikë se nuk do ia dilni. Kjo frikë ose dështim është dhimbja që ndjeni. Merrni hapin e parë. Nëse përpiqeni dhe dështoni, të paktën e keni provuar.

BINJAKËT

Gjërat do të ecin mirë për ju dhe do të arrini shumë gjëra me pak punë. Ndoshta nuk do e fitoni lotarinë, por disa para që do investoni do të përkthehen në shumë të mëdha. Jini të duruar. Suksesi nuk vjen brenda natës.

GAFORRJA

Ju mund të ndjeni sikur dikush do t’ju testojë. Do ju duket sikur jeni në gjykatë dhe duhet të dëshmoni për të mbrojtur veten. Kjo ndjenjë ju duket se nuk është e mirë, por me kohën do kuptoni se ju jep forcë.

LUANI

Ju ndiheni sikur nuk keni fuqi të përballoni një luftë të fortë. Përpiquni të kuptoni se kjo është pjesë e jetës së përditshme. Mos e detyroni veten që të bëni gjëra, të cilat nuk i doni. Është e rëndësishme të merrni përsipër përgjegjësi dhe ti realizoni me sukse.

VIRGJERESHA

Mund t’ju duket e vështirë të pranoni që nuk mund të bëni gjithcka. Ka disa punë që nuk mund ti bëni. Përse pretendoni më të mirën kur i është përcaktuar dikujt tjetër? Nëse nuk e ndjeni lidhjen e fortë me dicka ose dikë, mos e detyroni veten për të dalë nga normalja.

PESHORJA

Puna juaj e lodhshme po ju shpërblehet , por ju nuk e shihni tani. Gjërat po shkojnë mirë dhe ju i keni përgjegjësitë nën kontroll. Nuk duhet të keni frikë. Merrni kohë që të vlerësoni gjërat e mira që keni krijuar falë punës së palodhshme.

AKREPI

Sot do të ndjeni sikur është përgjegjësia juaj të kujdeseni për të gjithë. Nëse e doni dikë, truri juaj e përkthen sikur duhet të jeni pranë tij/saj në cdo moment. Nëse nuk e merrni dikë nën kujdes, ju duket sikur po tregoheni egoistë. Hiqeni nga mendja këtë. Ndjenjat e të tjerëve nuk janë përgjegjësia juaj!

SHIGJETARI

Po ju vijnë disa mundësi të reja, prandaj qëndroni të hapur për to. Nëse i ktheni kurrizin, mendoni se nuk do i gjeni më. Ajo cfarë do ju ofrohet, mund të jetë një mundësi e artë.

BRICJAPI

Mund ta keni të vështirë të përballeni me të tjerë verbalisht. Mund të keni kuptuar gjithcka me mendjen tuaj, por nuk dini ti shprehni. Biseda me të tjerë nuk do ju qartësojë, por do ju bëjë më shumë konfuzë.

UJORI

Kjo është një kohë për të punuar fort kur mund t’ju duhet të shpëtoni rrëmujën që keni krijuar ose të filloni të korrni shpërblimet e mrekullueshme të suksesit. Ju mund të irritoheni me njerëzit që e humbin kohën tuaj me probleme që ju duken të parëndësishme.

PESHQIT

Mendimet tuaja mund të jenë të shpërndara, veçanërisht në lidhje me përgjegjësitë që janë të rëndësishme për ju. Ju duhet të jeni të disiplinuar dhe të përqendruar. Kjo lloj përplasjeje mendore ju kufizon në shumë situata, duke e bërë të vështirë të shprehni atë që ndjeni.

SHKARKO APP