Horoskopi 30 tetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Dashi
Sjellja juaj bujare inspiron dhe është e mirëpritur nga të tjerët, por gjithashtu ka nga ata njerëz që e konsiderojnë sjelljen tuaj si arrogante. Ju pyesni veten si është e mundur kjo, pasi gjithmonë niseni nga qëllime të mira. Ju doni që njerëzit të ndajnë dashuri, pasi jeni shumë të ndjeshëm për ndjenjat e të tjerëve.
Demi
Ndërkohë që ju po shijoni suksesin, do të ndodhë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni keq rreth kësaj. Ndoshta dikush është xheloz për ju dhe bën dhe thotë gjëra që t’ju bëjnë të ndiheni të pasigurt.
Kjo ndoshta vjen nga një burim i brendshëm që thotë se ju nuk meritoni prosperitet. Mos bini pre e kësaj dhe vazhdoni përpara me planet tuaja.
Binjakët
Për të ruajtur paqen dhe harmoninë mund të shtireni. Duke bërë këtë ju do të harroni të vërtetën tuaj të brendshme dhe çfarë ju vërtet besoni.
Gaforrja
Detyra juaj e re në rrugën e suksesit mund të jetë një pilulë e vështirë për tu gëlltitur. Ndoshta përfshin bashkëveprimin me dikë që ju nuk e pëlqeni. Ju jeni të ndjeshëm dhe bëheni emocionalë për këtë temë por ajo që duhet të bëni është të përshtateni me persona të tillë për të arritur aty ku doni.
Luani
Mungesa e marrjes se vendimeve mund t’ju plagosë. Ju keni qenë duke u endur dhe e keni lënë fatin e mirë të shkojë drejt zhvillimit. Është sikur jeni i lidhur me një litar dhe vazhdimisht jeni duke testuar limitin e tij. Për fat të keq, ju mund të hasni nje pengese të fortë dhe të ndjeni se nuk mund të shkoni më tej. Problemet emocionale tregojnë që ju nuk i morët parasysh ndjenjat tuaja. Është koha për të rivlerësuar rrugen qe do te ndiqni.
Virgjeresha
Ju mund të ndiheni sikur po bëni të gjithë punën në një projekt apo marrëdhënie, dhe nëse e lini pas dore për një minutë e gjitha do të fundoset. Kini kujdes kur i vendosni një barrë kaq të madhe vetes , pasi do të rritni pakënaqësitë ndaj të tjerëve. Ju vazhdimisht i kritikoni veprimet e njerëzve të tjerë, por personi i vetëm me të cilin duhet të flisni rreth kësaj çështje jeni ju.
Peshorja
Është e rëndësishme të jeni fleksibël, por jo aq shumë sa të mos merrni dot vendime për asgjë. Mendja dhe zemra juaj thonë gjëra të ndryshme. Nëse ju i jepni të dyjave lirinë të jenë shumë fleksible, ato shkojnë në drejtime të kundërta. Shtyni ndonjë vendim të rëndësishëm derisa mendimet tuaja të jenë të qarta.
Akrepi
Ju ndiheni të fortë emocionalisht, edhe pse disa njerëz mund të ndërhyjnë në planet tuaja. Mund të arrini marrëveshje të mëdha, ju jeni përgjegjës vetëm për veten. Mund të ndjeni se duhet të punoni më fort se zakonisht dhe pavarësisht kësaj në përgjithësi jeni mirë emocionalisht.
Shigjetari
Mund të ndjeni se një përgjegjësi e madhe po pret për ju, por mendja juaj është shumë e trazuar për të përfituar nga ajo. Ndoshta ju keni frikë se nëse pranoni këtë ofertë tani, mund të humbisni një më të mirë më vonë. Mos u vononi në marrjen e vendimit sepse ndryshimi është progres. Vraponi pas gjërave që ju kapin syte , pasi këto mundësi nuk do të zgjatin përgjithmonë. Mjaft ëndërruat dhe filloni të veproni.
Bricjapi
Natyra juaj e ndjeshme është tërheqëse. Njerëzit që kërkojnë këshilla prej jush nuk zhgënjehen, pasi jeni njeri praktik, i qëdrueshëm si dhe mirëkuptues.
Njerëzit e pakujdesshëm mund të përpiqen t’ju mposhtin, por qëndroni të fortë brenda vetes dhe të sigurt për atë që besoni.
Ujori
Ndiheni sikur po ecni me një tren të shpejtë drejt suksesit, por suksesi mund të arrihet në mënyra të ndryshme. Sot është e rëndësishme të merrni në konsideratë suksesin tuaj emocional dhe sesi ndjenjat përshtaten në jetën tuaj. Mund të kuptoni se treni në të cilin ndodheni nuk është i duhuri. Mos kini frikë të ndaloni në stacionin e rradhës dhe të transferoheni në një linjë tjetër.
Peshqit
Mund të ndiheni si një kërmill që del nga guaska e tij. Kur askush nuk është duke ju parë, ju me ngadalë nxirrni kokën dhe zgjatni antenat për të parë çfarë po ndodh me botën e jashtme.
Kur gjeni një krijesë si ju, ndiheni rehat dhe dilni nga guaska juaj pak më shumë. Kini kujdes, sepse një zog i madh dhe i uritur mund të jetë duke kërkuar darkë.