Horoskopi 4 mars, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Sektori profesional do të ecë mirë në kundërshtim me sektorin e familjes, një sektor që sot duket se po kalon një “tsunami”. Disa konflikte në shtëpi mund të lindin për shkak të mungesës së qartësisë së komunikimit. Dikush nuk do të jetë në gjendje të flejë ashtu siç duhet ose për sa kohë që ata dëshirojnë ose kanë nevojë.
Demi
Bëni plane të mëdha, është një moment i jashtëzakonshëm, jo vetëm sepse gëzoni këndvështrime veçanërisht të gjera, por edhe sepse do të dini si ta organizoni veten për të patur arritje të mëdha në një nivel praktik. Për shkak të fatit dhe aftësisë tuaj, do keni mundësi të realizoni shumë gjëra. Në darkë me partnerin ose miqtë tuaj, do të flisni për gjithçka, madje edhe një udhëtim.
Binjakët
Ditë e mirë për xhepat dhe portofolin tuaj! Edhe Mërkuri, i kthyer nga Ujori, do t’ju ndihmojë të kryeni operacione financiare shumë të favorshme për ju. Në jetën shoqërore do e gjeni veten duke bërë miqësi të reja dhe stimuluese. Marrëdhëniet në çift do të jetohen në një mënyrë shumë intensive.
Gaforrja
Do të keni një ngarkesë të konsiderueshme entuziazmi dhe euforie! A jeni i lirë dhe i pavarur në profesion? Është koha për të lëvizur. Mos u shqetësoni, çdo hap që do hidhni do jini të sigurt dhe nuk do bëni asnjë gabim. Nëse keni një partner, sigurohuni që ai të mos përkushtohet për të tjerët por për ju.
Luani
Sot dhe nesër Hëna simbolizon fundin e një periudhe! Ndërkohë që prisni për zhvillime të reja profesionale në porta dhe konkurrse, merreni situatën në dorë dhe krijojini vetë këto mundësi. Ju do jeni të aftë të shmangi mendime dhe gjykime të padëshiruara. Jini mirëkuptues me familjen, motrat, kunatën apo me partneren tuaj.
Virgjëresha
Luaj një lojë të papritur dhe do të jesh jashtëzakonisht i lumtur. Zemra juaj do rrahë fort dhe do jeni të mbushur plot me ndjenja … Ju ndjeni ëmbëlsi ndaj njerëzve të afërt, por ekziston edhe një shqetësim i çuditshëm që nuk ju lejon të jeni të pranishëm në diskutime profesionale apo të biznesit. Një mik do t’ju ofrojë një dalje apo udhëtim që në dukje duket si çmenduri, por mos u mendoni shumë, vendoseni ta bëni.
Peshorja
Duhet të ngadalësoni pak. Nuk është aspekti astrologjik që jep probleme, por sqarimi i Marsit: ju jeni të pakënaqur, të shqetësuar, të hutuar dhe në gjendje të dobët. Merkurit do ju ndihmojë në aktivitet profesionale dhe tregëtare. Nëse jeni të dashuruar, merreni partnerin tuaj dhe çojeni në një vend romantik.
Akrepi
Nëse në të kaluarën nuk keni qenë në gjendje të kuptoni të gjithë potencialin e një situate që ishte shumë premtuese, tani një Hënë miqësore do t’ju japë mundësinë … Mos qëndroni duar lidhur, ka ardhur koha të shpejtoni për të arritur një qëllim të dëshiruar. Fronti sentimental premton emocione vërtet të forta që do t’ju rikthejnë besimin dhe entuziazmin.
Shigjetari
Gjithçka do jetë në rregull: përfitoni nga kjo situatë! Një e Mërkurë premtuese ju pret krahë hapur në çdo aspekt. Do jeni mbushur me dashuri, prandaj përdoreni këtë fakt në avantazhin dhe kënaqësinë tuaj. Një moment i jashtëzakonshëm për sa i përket punës, pavarësisht nëse veproni në sektorin tregtar ose IT. Gëzime të mëdha në dashuri.
Bricjapi
Ndërmerrni një nismë apo iniciativë të re në jeten tuaj por ecni dhe me mendimin se gjatë rrugës mund t’ju dalin disa pengesa, shpesh për shkak të bashkëpunimeve. Rrezikoni të keni reagime të ekzagjeruara. Madje edhe në jetën private ju do keni disa komplikime.
Ujori
Do dëshironi të ecni drejt disa objektivave por jo gjithësecili prej jush i ka mundësitë. Hëna në fushën e punës sugjeron lajme, mundësi, pavarësisht gjendjes tuaj. E kundërta është qëndrimi në dashuri, në martesë. Ju jeni individualist dhe të shkëputur, prandaj këshillohet të bëni gjithçka që është e mundur për të mbajtur marrëdhëniet në ekuilibër.
Peshqit
Sot do përballeni me gjallëri, besim dhe zgjidhje të shpejta falë një goditje gjeniale. Gjithmonë një frymë aventure: ëndrra për horizonte të largëta, një libër, një revistë udhëtimesh, një vështrim nëpër faqet e internetit janë të mjaftueshme për të nxitur dëshirën tuaj për të shkuar larg. Në sektorin e dashurisë ju do përjetoni momente të nxehtë dha erotike me partnerin. Kujdesuni sa më shumë për veten tuaj.