Horoskopi 9 nëntor 2019, ja çfarë kanë parashikuar yjet për këtë të shtunë

Dashi 

Përdorni  elektricitetin e ndjenjave të sotme për të nxitur pasionin tuaj.  Për pak kohe do ju pushtojë një tension delikat . Ju keni arritur në një pikë kritike. Mos u largoni nga aventura sepse keni frikë nga ndryshimi. Ndryshoni dhe hapini zemrën botës. Nuk mund të përparoni në jetë nëse keni frikë të lëvizni.

Demi 

Mos lejoni që argumentat e njerzve të tjerë të marrin rrugën e së vërtetës suaj. Mos dyshoni  kurrësesi tek vetja.  Ju nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk përshtateni me atë që ndodh përreth. Kjo tregon se ju mund të keni nevojë të ndiqni një rrugë tjetër. Nëse nuk ju pëlqen muzika që luhet, krijoheni vetë atë. Ju keni të gjithë fuqinë e nevojshme.

Binjakët

Duhet të punoni fort për të balancuar forcat e fuqishme. Mund  të gjendeni  midis një dëshire për aventurë dhe një nevoje për komunikim.  Është liria juaj për të bërë dhe thënë gjërat që dëshironi. Kjo është koha e duhur për të hapur krahët, pavarësisht kundërshtimeve. Ju nuk mund të gaboni në asgjë që përfshin edukimin, fenë ose spiritualitetin.

Gaforrja

Pasioni ekstrem që ju sundon mund të takojë të kundërtën sot. Komunikimi mund ta ngjyrosë skenën ndryshe nga ajo që keni pikturuar ju në kokën tuaj. Duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni që të plotësohen të gjitha hapësirat para se të merrni një vendim. Ajo që zakonisht duket e lakueshme dhe e lehtë, mund të jetë e ngurtë dhe e pabindur.

Luani

Sot mund të ndiheni nën presion për të bërë një veprim të rëndësishëm dhe vendimtar. Në fokus do të keni opsione të gjera. Mund të kundërshtoheni në lidhje me besimet tuaja. Dëshira juaj për liri ju jep një pikëpamje pozitive, gjë që të tjerët e shikojnë si frymëzuese. Mos e humbisni frymën tuaj aventuriere duke menduar se duhet ta lidhni veten drejt një angazhimi të fortë.

Virgjeresha

Përpiquni të mos e mendoni çdo gjë negativisht. Nëse e bëni do të largoni mundësi të jashtëzakonshme. Kjo është periudha për të qenë të ekuilibruar. Hapni krahet dhe ndjehuni të lirë për t’u ngritur nga toka. Krenohuni me punën tuaj dhe do të arrini qëllimet për të cilat do të përpiqeni.  Shijoni shtegun ku jeni duke shkuar, shpërblimi juaj është udhëtimi.

Peshorja

Planet afatgjata janë në favorin tuaj. Jeni në një pikë thelbësore në të cilën mund të arrini diçka të madhe. Lërini ëndrrat tuaja të zgjerohen.

T’u thuash njerzve se çfarë të bëjnë me jetën e tyre nuk do t’ju  çojë askund, është më mirë t’i drejtoni nëpërmjet shembullit tuaj. Ndiqni intuitën tuaj krijuese dhe eksploroni më shumë gjëra që ju bëjnë vërtet të lumtur.

Akrepi

Ju mund të keni shumë projekte të ndryshme për të krijuar dhe nuk jeni të sigurt ku ta kanalizoni energjinë tuaj. Mos merrni asnjë vendim tani. Shkoni me rrjedhën, por mos humbni kontrollin. Duhet të jeni fleksibël.

Shigjetari

Ka një tension të fuqishëm në ajër sot. Kjo është një forcë e shkëlqyer për ta kapur dhe bërë tuajën.

Komunikimi mund të ndihmojë në zgjerimin e aspekteve kryesore të jetës. Shtrihuni përtej kufijve tuaj aktualë dhe mos e shisni veten lirë. Ciklet afatgjata janë në favorin tuaj. Varet nga ju nëse do i bëni ato të punojnë për ju.

Bricjapi

Nuk do të keni ndonjë ide se si të luftoni nëse nuk dini kush janë armiqtë tuaj.

Mbani një sy tek njerëzit që përpiqen t’ju ulin.Negativiteti i tyre  mund të jetë delikat, kështu nuk do të mund ta vini re ndikimin e tyre në fillim. Energjia planetare krijon një fuqi manipuluese që pengon zhvillimin tuaj. Ju keni vullnetin e duhur për të kapërcyer këto sfida.

Ujori

Një forcë e fortë mund t’ju tërheqë në drejtime të kundërta. Planet afatgjata po arrijnë kulmin. Karma mund të kthehet për t’ju ndjekur. Pozicionimi planetar përkeqëson situatën tuaj aktuale, do të keni nevojë për mbrojtje.

Peshqit

Ju mund të përfshiheni indirekt në një “luftë”. Një debat i ndezur që ka të bëjë me komunikimin e gabuar dhe emocionet ekstreme mund të shkatërrojë psikologjinë tuaj, nëse nuk e ndaloni. Energjia planetare po formon një arenë për trazira emocionale. Ju pëlqen apo jo kjo gjë, mund të përfshiheni.

SHKARKO APP