Horoskopi ditor, e premte 6 dhjetor 2019

Dashi

Mos lejoni që komenti i keq i dikujt të të mbajë larg nga ata. Përkundrazi, bëhuni tepër i mirë. Respektojini ata më shumë sesa të kanë respektuar. Vritini ata me mirësi. Luftoni me pjekuri për t’i treguar të vërtetën atyre. Qetësia dhe mençuria juaj janë arma më e fortë që keni.

Demi

Dikush në punë ose shkollë po përpiqet t’ju vëzhgojë. Por, kjo sjellje e çuditshme nuk do ju bëjë aspak përshtypje, kështu që plani i tyre i vogël do të dështojë. Ata kanë nënvlerësuar se sa të zgjuar jeni, por ata janë të intriguar. Shijojeni ndjekjen.

Binjakët

A po ndjeheni të frikësuar nga një intelektual që sapo ka dalë në skenë? Nuk është nevoja. Sa më shumë të flasin aq më shumë do kuptoni se ata nuk dinë se çfarë po thonë. Kështu që lëreni atë të marrë vëmendjen që dëshiron dhe shumë shpejt do dëshmojë para të gjithëve se sa pak i zgjuar është.

Gaforrja

Bëni çmos që të qëndroni në ritëm me njerëzit përreth jush, gjë që nuk do të jetë detyrë e lehtë. Kjo sfidë do të jetë e mirë për ju, do t’ju mësojë se si t’i trajtoni njerëzit si individë dhe t’i parashikoni nevojat e tyre. Do t’ju ndihmojë të mësoni të jeni edhe më fleksibël nga sa jeni tashmë!

Luani

Jepi vetes shumë dhembshuri sot, mbase nuk është nevoja, por duhet të kujtosh se mund të mbështetesh tek vetja gjithmon. Vetja juaj është mbështetja më e mirë. Mos dëgjoni njerëz negativ që po ju tregojnë se sa keq mund të shkonin gjërat. Fikni botën e jashtme dhe gjeni rehati brenda mendjes suaj. Do të gjeni të gjithë inkurajimin dhe dashurinë që ju nevojiten.

Virgjëresha

Për të inkurajuar një miqësi të fortë me dikë duhet të jeni më bujar me kritikat tuaja. Një mik i mirë kërkon ndershmëri që kështu ju duhet të jeni të sinqert me të. Përqëndrohuni në pozitivitetin dhe forconi entuziazmin tuaj përpara se t’i bëni një kritikë apo t’i tregoni dobësitë e sjelljes së tyre. Ju keni të drejtë të jeni një pjesë më aktive e kësaj marrëdhënie. Dhe për ta bërë këtë, duhet të flisni më shumë.

Peshorja

Sot, përpiquni të nxisni veten tuaj të provoni diçka të re dhe të ndryshme, qoftë një projekt i ri për rinovimin shtëpiak, të lexoni romanin më të ri të shitur, të gatuani apo të gjeni një rrugë të re për të shkuar në punë. Të ngecesh në një rutinë nuk është kënaqësi, sidomos tani, kur ka kaq shumë gjëra të mrekullueshme në jetën tënde për të eksploruar. Nuk ka asnjë justifikim për mos bërë disa lëvizje ditën e sotme. Keni kohën, keni energjinë dhe patjetër do të keni edhe dëshirën që ju nevojitet!

Akrepi

Ju ndoshta do të nxiteni nga diçka sot për të ushtruar krijimtarinë në jetën tuaj shtëpiake. Nëse gjeni kohë për këtë atëherë edhe universi do ju dërgojë të gjithë energjinë që ju nevojitet për të rilyer kuzhinën, për të rregulluar një karrige të thyer, të pastroni dollapet e rrobave etj etj. Ambjenti ku jetoni do të thotë shumë se kush jeni.

Shigjetari

Më shumë se kurrë më parë, ju po ndiheni të sigurt dhe aftësitë tuaja të komunikimit janë të jashtëzakonshme. Më në fund jeni gati ta bëni atë diskutim të vështirë që keni shtyrë për një kohë. Prandaj ecni drejt personit që keni disa rezerva dhe shprehni se çfarë ndjeni përbrenda. Nuk keni pse të tregoheni të vrazhdë me ato që u thoni atyre, thjesht duhet t’ja bëni të qartë se nuk do ta duroni më gjatë.

Bricjapi

Dikush që është aty ku dëshiron të jetë me jetën e tij, po ju jep juve një vizion të së ardhmes që dëshironi ta keni një ditë. Por ajo që nuk po kuptoni është se ajo ditë është më afër nga sa mendoni. Filloni t’i shihni gjërat me largpamësi. Zgjeroni botëkuptimin tuaj për të zgjuar ambicien tuaj, filloni ta lejoni atë të drejtojë veprimet tuaja në punë ose në shkollë. Bisedoni me njerëzit me pozita të mëdha dhe njoftojini se jeni gati të punoni për atë që dëshironi.

Ujori

Më shumë se kurrë më parë është e rëndësishme që ju të mbani mend se nuk jeni përgjegjës për lumturinë e askujt tjetër, ju jeni vetëm përgjegjës për lumturinë tuaj. Dikush tjetër duhet të gjejë vetë mënyrën për ta shtuar lumturinë në jetën e vet, kështu që mos u ndjeni në faj nëse ai person do jetë i pakënaqur apo i palumtur, nuk është përgjegjësia juaj. Mund të duket e ashpër, por ju duhet të vendosni nevojat tuaja reale përpara nevojave të të tjerëve.

Peshqit

Përkundër faktit se njerëzit përreth jush tani mund të jenë më pak të entuziazmuar për atë që po ndodh, ju duhet të mbani perspektivën tuaj! Mos u bashko me të tjerët që mund të bëjnë një festë të madhe për keqardhje, ata nuk janë kurrë më argëtues por të mjerë. Lërini njerëzit e tjerë të jetojnë nën një re ndërsa ju zgjidhni të qëndroni me shpresë dhe të përqëndruar për të shkuar atje ku do të doni të shkoni. Sigurisht, ju duhet të jeni të përgatitur për të shkuar atje vetë.

SHKARKO APP