Horoskopi, e dielë 1 prill 2018

Dashi

Një siklet i brendshëm do t’ju bëjë të zemëroheni me të gjithë të pranishmit në një takim të përbashkët. Sigurohuni që të kontrolloni veten për të mos dalë keq.

Demi
Ditën e sotme do të ndieni një tërheqje fizike me një person të ri që do të njihni. Gjithashtu një mbarësi e papritur do t’ju sigurojë disa para ekstra, të cilat ju nevojiten.

Binjakët

Një ftesë të cilën nuk e dinit se do ta merrnit, do t’ju japë mundësinë të krijoni kontakte me persona që do t’ju magjepsin. Ruani mirësjelljen dhe respektoni këdo.

Gaforrja
Po mendoni gjatë një udhëtim, i cili është paksa i kushtueshëm. Menaxhojini paratë me kujdes dhe do të shihni se mund të kënaqeni pa ndikuar në buxhetin e përditshëm.

Luani
Një koleg i ri në zyrë do të ketë nevojë për orientimin tuaj për disa kohë. Tregohuni të sjellshëm dhe ndihmoni me sa keni mundësi këdo që ju duket në nevojë.

Virgjëresha

Jeni shumë të përqendruar këto kohë që njerëzit e tjerë t’ju pëlqejnë dhe t’ju përfshijnë në shoqërinë e tyre. Në fakt, mjafton të jeni vetvetja dhe të gjeni ata që ju ngjajnë.

Peshorja

Një takim romantik do t’i japë ditës suaj një ndjenjë që kishit kohë pa e përjetuar. Një aktivitet intelektual që do të zhvillohet pranë jush, është një mundësi e mirë për të bërë diçka të re.

Akrepi

Mos prisni që gjërat të ndryshojnë nëse nuk merrni përsipër përgjegjësitë dhe nëse nuk dëgjoni se çfarë dëshironi vërtet ju dhe zemra juaj.

Shigjetari

Një pushim nga rutina e përditshme do t’ju bëjë të kuptonit se kishit marrë drejtimin e gabuar në jetë. Keni mundësinë të filloni nga e para dhe të bëni ndryshimet që doni.

Bricjapi
Do ta keni shumë të brishtë imagjinatën sot. Me gjithë përpjekjet tuaja për të ruajtur gjakftohtësinë, moria e informacionit që po merrni do t’ju nxjerrë nga vetja. Kujdes!

Ujori

Ditën e sotme kalojeni me familjen ose miqtë duke festuar, për faktin se keni shumë të mira në jetë. Mos lini kujtimet dhe nostalgjinë t’ju largojnë lumturinë.

Peshqit

Ndoshta ka ardhur koha të qëndroni për disa ditë pa ndërmarrë lodhje të mëdha. Shpenzoni kohë duke shëtitur në natyrë dhe duke eksploruar të panjohurat në jetë.

SHKARKO APP