Horoskopi, e dielë 3 dhjetor 2017

Dashi

Do dëgjosh disa fjalë që do të mërzisin pak. Në fakt ajo që duhet të bësh është të mbrosh veten nga akuzat e padrejta. Ndryshe nga rivali yt, je treguar gjithmonë i drejtpërdrejtë. Mos ki frikë, sepse të gjithë të besojnë. Njerëzit pranë teje e dinë se mund të kenë besim te ty dhe transparenca jote. Kështu, përballja me rivalin do bëjë që të gjithë të kuptojnë se ai është thjesht një oportunist dhe asgjë tjetër.

Demi

Një shumë parash po vjen drejt teje. Megjithatë duhet të punosh pak më shumë që të marrësh një shumë më të majem. Ji i gatshëm të marrësh hapa të rrezikshme, sepse vetëm duke rrezikuar mund të fitosh atë që meriton. Një person i afërt me ty do të  mbështesë dhe do të japë disa këshilla mjaft të dobishme. Mos lejo që kolegët aktualë dhe dembelë të përfitojnë nga mirësia dhe gatishmëria jote për të punuar orar pa orar.

Binjakët

Të gjithë i kanë sytë tek ty. Në vend që ti kërkosh dikujt ndihmë të prezantojë projektin tënd, duhet ta bësh ti vetë. Njerëzit rrotull teje të kanë këshilluar prej kohësh ta bëni këtë gjë. Kështu, kuriozitetin e të pranishmëve mund ta shuash vetëm ti vetë. Një përgjegjësi e re pritet në punë. Mos u anko por gëzohu dhe pranojë. Bashkë me përgjegjësinë vjen edhe rritja e rrogës. Kështu është momenti i duhur për të festuar.

Gaforrja

Është koha për të larguar nga kujtesa një ngjarje të dhimbshme që të ka mbërthyer prej kohësh. Ke një shans të mirë tani që ke njohur dikë që të mbështet dhe të qëndron pranë. Planifiko një udhëtim me të dhe kalo mirë. Do rezultojë një aventurë që nuk do e harrosh. Më mirë të shijosh e të gëzosh sesa të strukesh nën dhimbjet e së kaluarës. Nëse je vetëm, do takosh një njeri të veçantë. Ndërsa për ty që je i/e lidhur, është koha të shfaqni ndjenjat  të tregoni se sa shumë dashuroni.

Luani

Kujdes, mos bëj komente të nxituara në mediat sociale. Komenti ngelet gjithmonë aty dhe dikush mund ta përdorë kundër. Një koment në nerva e sipër mund të të kthehet mbrapsht. Jepi vetes kohë për të menduar dhe reflektuar dhe më pas vendos nëse do ta sfidosh dikë online apo ajo.  Qëndro siç je gjithmonë, i moderuar dhe një njeri i admiruar.

Virgjëresha

Disa ndryshime pritet të bëhen në punë dhe për këtë do njoftoheni nga telefoni. Kjo do të nervozojë paksa sepse nuk është mënyra me të cilën ti do veproje. Mund të ulesh në pozitë dhe kështu do ndjesh frikë për të ardhmen. Megjithatë, një tjetër mundësi është asi nën mëngë. Një kompani ka pak kohë që ka shprehur interes për të të punësuar. Kështu mos e mendo dy herë dhe prano ofertën që e ke lënë pezull.

Peshorja

Do kesh mundësi për të udhëtuar diku, në një vend mjaft interesant. Marrja e një sasie parash do e bëjë akoma më të përballueshëm udhëtimin. Një telefonatë të sjell edhe lajmin e mirë, disa ndryshime pozitive në punë që do të shtojnë të ardhurat. Ky pozicion i ri është ai që kë ëndërruar. Kështu pasi të rregullohesh mirë e mirë, fillo edhe palestrën…

Akrepi

Shumë emocione shpërthyese do dalin në sipërfaqe. Një person manipulues po ushtron presion të madh tek ty. Në vend që të shpërthesh kaq shumë, mundohu të zbulosh pse vjen ky presion i madh dhe sekretin që mund të ketë zbuluar. Ka mundësi që nuk ka asnjë mister, thjesht personi po teston besnikërinë tënde. Por sigurisht që ti je shenja e besnikërisë dhe misterit, kështu që nuk do ketë çfarë tradhtie të nxjerrë. Sot bën mirë të fikësh telefonin dhe të zhdukesh për pak orë në një vend ku askush nuk mund të të gjejë.

Shigjetari

Personi me të cilin po takohesh kohët e fundit po të bën të përjetosh emocione të forta. Madje ke frikë se ndoshta ke rënë në dashuri. Nuk ke arsye të kesh frikë sepse nuk do lëndohesh, përkundrazi. Ka ardhur koha që të mbledhësh përgjegjësitë e të veprosh duke menduar të ardhmen dhe jo momentin. Mos u xhelozo për të mirat që përjetojnë të tjerët. Mundohu të gëzosh me të mirat e tua.

Bricjapi

Është koha për të vlerësuar punën tënde. Nëse një projekt nuk po ecën siç duhet, lëre dhe riktheju në një moment tjetër. Disa gjëra thjesht nuk mund të përfundojnë me sukses direkt. Bisedo me njerëzit që ankohen për një problem në punë. Kështu nuk ke pse të punësosh një konsulent të shtrenjtë në kompaninë që menaxhon. Njerëzit e thjeshtë, ata që vuajnë problemin do të tregojnë të vërtetën. Duke marrë në konsideratë komentet e tyre, do të kapërcesh problemet që të kanë mbërthyer.  Njerëzit më të suksesshëm përdorin kritikat konstruktive si një shans për tu përmirësuar.Të njëjtën gjë bëj edhe ti.

Ujori

Kudo që shkon e ke një admirues. Disa njerëz janë shumë xhelozë për sharmin dhe popullaritetin tënd. Ka mundësi të humbësh vendin e punës për shkak se dikush ndihet i kërcënuar haptazi për shkak të popullaritetit tënd që rritet. Në vend që të merreni me këtë, ndryshoi drejtimin. Fillo një biznes tëndin. Në vend që të marrësh urdhra dhe ide nga njerëzit që kanë frikë të sjellin risi, ngrije vetë biznesin tënd.

Peshqit

Ndihet shumë nostalgjik sot. Mos e tradhto veten dhe mos u lëndo mes dëshirave të mëdha që ke për të ardhmen. Nuk mund të arrish majën ma u ngjitur nga fundi. Për të larguar këto mendime, e të mësosh ti fillosh gjërat nga zeroja, gjëja e parë që duhet të bësh është të bësh një udhëtim interesant jashtë shtetit. Është koha e duhur edhe për të praktikuar jogën. Kamë shumë aspekte të vlefshme në jetë sesa thjesht paraja. 

SHKARKO APP