Horoskopi, e enjte 19 prill 2018

Dashi

Një okazion i madh, një mundësi e papritur fitimesh, një takim i programuar ose i rastësishëm…pra e sotmja për ju do të jetë një ditë me fat. Ndaj mos e lini atë t’ju shkojë kot!

Demi

Sot do të keni në krah tuaj Hënën, e cila ju favorizon në fushën e dashurisë. Gjërat private duhet të sqarohen edhe nën aspektin ligjor dhe burokratik. Suksesi profesional mund të rritet.

Binjakët

Do të keni ndjesinë sikur ju ka humbur diçka. Reflektimet do t’i keni pak të ngadalshme. Por gjithsesi Jupiteri ju sugjeron që të relaksoheni, shijojeni jetën dhe paratë tuaja.

Gaforrja

Sot familja do të kërkojë vëmendjen tuaj. Dhe ju do të jeni të pranishëm si gjithmonë, madje do të dhuroni momente lumturie dhe dashurie. Filloni të rregulloni letrat.

Luani

Besoni në një sukses të ri dhe të madh që do t’ju ndodhë së shpejti: filloni që sot. Duhet të përfundoni një bisedë të lënë përgjysmë. Fat do të keni në lojëra.

Virgjëresha

Hëna do t’ju bëjë të ndiheni më energjik. Do të keni një dëshirë të madhe për eksperienca të reja, jini në harmoni me yjet të cilët do të favorizojnë ndryshimet në punë ose në shtëpi.

Peshorja

Për ju duket se do të fillojë një betejë e vërtetë profesionale. Nëse kjo gjë nuk ju intereson më, atëherë hiqni dorë prej saj. Jini më të interesuar për ndryshimet në familje.

Akrepi

Në këtë fundmuaji, Saturni do t’ju bëjë të ndiheni pozitiv. Marsi dhe Plutoni do t’ju japin energjinë e duhur në mënyrë që të arrini atje ku dëshironi.

Shigjetari

Kujtimet e vjetra duket se do t’ju marrin gjithë kohën e sotme. Për shkak të hënës do të jeni edhe disi të shpërqendruar. Fati do t’ju trokasë në fund të këtij muaji.

Bricjapi

Qëndroni të qetë gjatë udhëtimeve me makinë, shmangni sportet impenjative, ecni sa më shumë të mundni kudo, në mal apo në det. Në punë do t’ju ngarkojnë me detyra të reja.

Ujori

Sot nuk do të jetë ditë e mirë për të marrë ose për të përfituar të ardhura, mbase këtë shans do ta keni javën tjetër. Gjithsesi bëni ende durim.

Peshqit

Tashmë duhet të ndiqni vetëm një ëndërr të vetme: dashurinë. Është fjala për dashurinë private, por edhe për atë ndaj familjes, për prindërit, të afërmit apo miqtë. Kjo do të bëhet një forcë e madhe e juaja.

SHKARKO APP