Horoskopi, e enjte 5 korrik 2018

Dashi

Sot një person që e keni për zemër do t’ju zhgënjejë. Mos kini frikë të takoni dikë që nuk e shihni prek kohësh e të përballeni me një çështje të lënë pezull.

Demi

Mos u ndjeni më në faj kur jeni ju të parët që nervozoheni. Kjo gjë nuk do të minojë aspak raportin tuaj, por binduni edhe në këtë rast që ekuilibri juaj nuk është edhe aq i sigurt sa ju duket juve.

Binjakët

Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i programoni. Gjithsesi, përveç mërzitjes që do të provoni, do t’ju vijë edhe një e mirë, nga momenti që paparashikueshmëria e situatës do ta bëjë atë më interesante!

Gaforrja

Sot do të jetë absolutisht dita më e mirë e javës, falë diçkaje që e prisnit prej pak kohësh: festojeni ashtu siç duhet, duke u relaksuar dhe duke u argëtuar.

Luani

Më në fund do të hiqni nga vetja një mëri të vjetër ndaj një personi tashmë të huaj për ju. Në mbrëmje relaksohuni me partner-in/en tuaj duke shkuar në ndonjë restorant të ri.

Virgjëresha

Kjo e enjte do të jetë një ditë qetësie ndaj gjithë emocioneve të përjetuara gjatë javës, pozitive dhe negative. Mos u shqetësoni ndaj një personi të dashur. Përkundrazi ai/ajo do t’ju befasojë me një surprizë.

Peshorja

Sot relaksohuni dhe mos harroni disa çështje të lëna në pezull: asgjë serioze, përkundrazi, merreni gjithçka me shumë lehtësi në mënyrë që të mos nervozoheni. Filloni të programoni diçka të bukur.

Akrepi

Mundohuni që të mos jeni kokëfortë për të kuptuar se kur është rasti që të lini mënjanë shakatë e hidhura. Ekziston një ekuilibër shumë delikat që nuk duhet ta turbulloni, sidomos nëse është vetëm për të luajtur.

Shigjetari

Sot duhet të kujtoni me patjetër faktin që njerëzit janë të ndryshëm dhe se ju nuk duhet të mërziteni aspak prej pakënaqësive që do t’ju shkaktojnë të tjerët. Merrni gjërat pak më lehtë, për t’u ndier mirë.

Bricjapi

Nuk është momenti që të sforcoheni që të jeni ai/ajo që nuk jeni vetëm për t’i rënë në sy një personi. Gjatë pasdites shoqëroni një familjar në gjërat që ai do të bëjë, sepse do të jetë bukur që të kaloni kohë bashkë.

Ujori

Rifitoni të gjitha energjitë për të cilat keni nevojë. Ideja që keni për t’u argëtuar është ajo më e mira. Edhe për veshjen besojini vetëm mendimit tuaj.

Peshqit

Fillojeni ditën duke hequr qafe të gjitha çështjet që ju bezdisin: keni shumë gjëra për të sistemuar në shtëpi. Mundohuni që ta përballoni gjithçka me lehtësi, sepse koha do të kalojë më shpejt.

SHKARKO APP