Horoskopi, e hënë 13 gusht 2018

DASHI

Ditë e këndshme do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do të realizojnë takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë jetën.

DEMI

Marrëdhënia në çift nuk do të jetë aspak e mirë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë të pranojnë çdo lloj ftese që i vjen, sepse mund të pendohen.

BINJAKËT 

Do e thelloni akoma më tepër dashurinë tuaj dhe do të ndjeheni më të lumtur se kurrë me partnerin tuaj. Beqarët do të kenë pëlqime kalimtare, asgjë më shumë se aq.

GAFORRJA 

Do t’i jepni më shumë rëndësi marrëdhënies tuaj në çift sot. Beqarët do të kenë një ditë të mbushur me takime emocionuese. Me financat duhet të tregoheni të matur.

LUANI 

Mos e provokoni për asnjë çast partnerin tuaj sot pasi mund të krijoni debate të njëpasnjëshme. Beqarët nuk do të jenë në humor e as do të përfitojë nga ftesat që do ju bëhen.

VIRGJËRESHΑ 

Ditë goxha e mirë për ata që janë në një lidhje. Emocionet do të jenë të paimagjinueshme. Beqarët do të ndihen vetëm dhe do të bëjnë gjëra të çmendura për ta ndryshuar statusin.

PESHORJA 

Jeni në një lidhje, por kohët e fundit keni pasur ditë të trazuara? Sot do flisni gjerë e gjatë dhe do t’i vendosni pikat mbi “i”. Beqarët do të jenë joshës.

AKREPI 

Harmonia do të mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Do t’i lini pas krahëve problemet e së shkuarës. Beqarët do të preferojnë të qëndrojnë me miq të vjetër.

SHIGJETARI 

Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni çdo moment pranë partnerit. Beqarët vetëm do të joshin dhe nuk do të preferojnë të hedhin hapa më shumë.

BRICJAPI 

Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të merrni vendime të nxituara. Beqarët do të jenë të shpërqendruar dhe nuk do të duan të krijojnë lidhje.

UJORI 

Ditë mjaft premtuese do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të keni marrëdhënie të qëndrueshme me partnerin. Për financat do të jetë ditë e trazuar.

PESHQIT 

Ditë mjaft e trazuar dhe e mbushur me debate. Beqarët do të abuzojnë me aftësinë joshëse, por sërish nuk do ta gjejnë personin e duhur. Me financat është mirë të mos rrezikoni.

SHKARKO APP