Horoskopi, e hënë 26 mars 2018
Dashi
Luhatje humori, por emocione të forta do t’ju përfshijnë në mbrëmje prej një takimi shumë të veçantë. Një propozim interesant pune do t’ju bëhet nga persona të shenjës së Akrepit.
Demi
Shumë nga ju do të kenë mundësi të reja për të treguar vlerat dhe për t’u shpërblyer për meritat e tyre. Të tjerë do të përfitojnë nga raste të mira rikthimi në dashuri ose sqarime të rëndësishme.
Binjakët
Sot do të jeni në humor jo të mirë. Luftojini mendimet negative. Merruni me sport. Ulje dhe ngritje humori. Diskutime për çështje parash. Shmangni lojërat.
Gaforrja
Ditë jopozitive kjo e sotmja për të dashuruarit. Urani do t’iu nxisë të debatoni me partnerin për gjithçka dhe të mos pranoni kurrsesi të toleroni.
Luani
Do të ruani një lidhje me forcë gjatë kësaj dite, sepse në fakt partneri do ta ketë mendjen gjetiu. Gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë pas vetes.
Virgjëresha
Do të ndiheni mjaft mirë sot në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Të dy do t’i shprehni me tepër se kurrë ndjenjat.
Peshorja
Shikojeni dashurinë në një aspekt tjetër, do ta kuptoni se në këtë mënyrë do të merrni më shumë buzëqeshje. Jini më të durueshëm dhe tolerantë. Përdorni diplomacisë.
Akrepi
Tregohuni sa më diplomatë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe gjeni mënyrën për ta joshur edhe më shumë partnerin. Mos u fiksoni më shumë te grindjet. Jeta kështu “harxhohet” kotë.
Shigjetari
Një person me shumë vlera do t’ju propozojë për të bashkëpunuar për një projekt shumë interesant. Në mbrëmje do të jeni nën shoqëri të mirë. Mos u pendoni për gjërat që keni bërë me ndërgjegje.
Bricjapi
Një periudhë aspak pozitive, por dashuria do të jetë me ju. Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë dhe në rritje. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Punoni sa më shumë të mundni.
Ujori
Bëjeni gjithçka sipas mënyrës tuaj. Do të jeni të zotë, seriozë dhe të përgjegjshëm. Të reja të mira ju presin. Do të jeni shumë të kërkueshëm. Një dëshirë e juaja do të realizohet. Mbrëmje e bukur.
Peshqit
Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja. Dikush nga e kaluara juaj mund të kthehet t’ju kërkojë, por mos i zini shumë besë.