Horoskopi, e martë 24 korrik 2018

Dashi

Nëse tregoheni shume impulsivë ne jetën tuaj ne çift mund te bëni gabime te pafalshme. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën e ngrohte qe është krijuar. Beqaret do kërkojnë pa pushim, por nuk do e gjejnë personin e duhur.

Demi

Çiftet nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur personave qe do kenë ne krah dhe kjo mund te sjelle pakënaqësi. Nëse jeni beqare do ndiheni mire me atë status dhe nuk do keni nevojë për asnjë person. Së bashku me miqtë mund te përjetoni kënaqësi pa fund.

Binjakët

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mirë gjatë kësaj dite. Beqarët do takojnë një person, i cili do i mahnitë. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Gaforrja

Rrethanat do bëjnë te mundur qe lidhja juaj te përmirësohet sot. Megjithatë do ketë edhe shume për te bere ende. Tregohuni me tolerante dhe mos kërkoni nga partneri sakrifica. Beqaret do joshin pa pushim, por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Beni durim!

Luani

Do bëni çmos qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ja dilni mbanë me sukses. Emocionet do jene me te shumta dhe më të veçanta se kurrë. Beqaret do marrin disa propozime, por nuk do e kenë te lehte te vendosin se cilin do zgjedhin.

Virgjëresha

Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje.

Peshorja

Çiftet do kenë probleme serioze sot. Të dy do jeni kokëfortë. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe te qeshur me gjithë personat qe do takojnë. Kjo do beje qe edhe propozimet te jene te shumta dhe serioze.

Akrepi

Ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni në krah dhe gjithçka do shkojë më së miri. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak.

Shigjetari

Jeta private dhe çështjet e zemrës do kenë prioritet gjate kësaj dite. Beqarët do kenë takime pasionante dhe nuk do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Merkuri do i beje ata qe janë ne çift me kërkues dhe te pakënaqur.

Bricjapi

Gjate kësaj dite do jeni shume strikte ne jetën sentimentale dhe nuk do i lini partnerit aspak liri veprimi. Kujdes sepse situata mund te përkeqësohet dhe ju do vuani me shume. Beqaret do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë që kanë në mendjen e tyre.

Ujori

Dita do jete e vështirë për te gjithë ata qe janë ne çift sot. Disa mund te largohen paksa nga i dashuri, e ata qe kane pasur edhe më parë probleme mund të ndahen. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim dhe mos tentojnë sot nëse duan te gjejnë personin e duhur.

Peshqit

Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jete edhe me e ngrohte. Beqaret do përzgjedhin shume dhe serish do ngelen vetëm. Pranoni te paktën te njiheni me ta.

SHKARKO APP