Horoskopi, e mërkurë 20 dhjetor 2017

Dashi

Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim edhe më të mirë. Nganjëherë përpiquni të jini më të çlirët, kur nuk i kuptoni nganjëherë gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Demi

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve të juaj.

Binjakët

Do të shtyni në një datë të pacaktuar një takim që nuk doni ta bëni. Pse doni të humbni kohë me atë që e dini që në fillim se nuk është e përshtatshme për ju? Mërkuri te shenja juaj grindet me Uranin, prandaj edhe ju duhet të kontrolloni nervozizmin tuaj.

Gaforrja

Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri, duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Luani

Partneri më në fund do të jetë një lartësinë e duhur që kërkon situata dhe nuk do të shqetësohet nga përgjigjet që do t’u jepni kërkesave që ka. Nëse do të zgjidhni të jeni më emocional, do të jeni më pak bujar dhe të përfshirë, por me siguri më të qartë dhe të qetë.

Virgjëresha

Ndonjë hezitim në lidhje me të ardhurat tuaja? T’i hidhni një sy bilancit të muajit është e udhës, nëse nuk e keni bërë ende. Nëse më pas llogaritë nuk dalin, do të ishte gjëja e duhur që të bënit disa gjëra më pak për të kursyer për atë që ju nevojitet vërtet.

Peshorja

Mos ju hapni të tjerëve për çështje sentimentale delikatë të historisë së juaj të dashurisë. Me partnerin po planifikoni një udhëtim që e keni pasur në mendje prej kohësh. Jeni në qiellin e shtatë!

Akrepi

Mërkuri që ju favorizon do t’ju dhurojë një shans të mirë për të sqaruar keqkuptimet me dikë, që ju e doni. Mos e lini këtë rast t’ju shpëtojë. Do të dini të zgjidhni me saktësi një çështje pune të ndërlikuar, duke marrë shumë kënaqësi nga kjo.

Shigjetari

Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes, sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.

Bricjapi

Disa çështje burokratike do t’ju mbajnë të tensionuar. Duhet të mësoni t’i menaxhoni duke pasur më shumë zotërim mbi ato aspekte që mund t’ju shkaktojnë tensione. Në vend që të lejoni që t’ju kapë ankthi, përkushtojuni një veprimtarie tjetër. Nganjëherë është e nevojshme ta stakosh mendjen për pak kohë.

Ujori

Më të paqtë a më pak agresiv, edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit, përpara se ta kritikoni. Në çastin më të posaçëm do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.

Peshqit

Pozicionimi i Uranit në qiellin tuaj në lidhje me Mërkurin i bëjnë argumentet më thumbuese, më të hapura, mbi të gjitha përballë atyre që janë treguar jo të sinqertë. Do të keni emocione të papritura me personin e dashur, me Hënën që përqafon Marsin.

SHKARKO APP