Horoskopi, e mërkurë 22 nëntor 2017
Dashi
Çështjet e zemrës nuk do kenë as problemin më të vogël sot. Shpesh do ndiheni të lumtur pranë personit të zemrës dhe do doni të mos largoheni për asnjë çast prej tij.
Demi
Do flisni shumë me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asgjë pa marrë mendimin e tij. Marrëdhënia juaj do jetë më e ngrohtë se kurrë.
Binjakët
Ditë plot me re kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar përkundrazi do konfliktoheni edhe për gjërat më të vogla me atë që keni në krah.
Gaforrja
Do kaloni një ditë shumë të vështirë sot ju që jeni në një lidhje. Debatet me partnerin/en do jenë të zjarrta dhe asnjeri nuk do e ulë hundën. Po vazhduat me këtë sjellje do keni probleme serioze.
Luani
Pritet një ditë shumë e bukur sot për ata që janë në një lidhje. Do i shprehni më shumë ato që ndjeni dhe do bashkëpunoni më tepër me partnerin/en. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.
Virgjëresha
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël me partnerin/en. Do e shihni që ambienti do jetë edhe më emocionues se më parë.
Peshorja
Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjellë disa zhgënjime. E mira do ishte të qëndronit me këmbë në tokë dhe t’i merrnit gjërat si t’iu vinin.
Akrepi
Gjithçka do shkojë për mrekulli sot në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin/en dhe së bashku do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen.
Shigjetari
Ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj dite për jetën sentimentale të çifteve. Beqarët do gjenden përpara marrjes se një vendimi të rëndësishëm. Financat nuk do jenë në gjendje të mirë.
Bricjapi
Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit/es tuaj sot dhe do e mërzitni atë derisa t’ua plotësojë dëshirat. Nëse jeni beqarë do takoni shpirtin binjak jetën. Financat do i menaxhoni me përkujdesje.
Ujori
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim mjaft të mirë me partnerin/en dhe çdo gjë do e zgjidhni me qetësi.
Peshqit
Në jetën tuaj në çift do korrni ato që keni mbjellë gjatë gjithë kësaj kohe. Beqarët do refuzojnë ftesat për takime, nuk ndjehen ende gati për ndryshime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.