Horoskopi, e mërkurë 27 dhjetor 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë mosmarrëveshje të shumta. Kujdes mos e prekni partnerin/en atje ku i dhemb më shumë sepse do e përkeqësoni situatën.

Demi 21/4 – 21/5

Kjo ditë do jetë e mbushur me surpriza sot në jetën tuaj në çift. Për disa ato do jenë pozitive e për disa jo fort të këndshme. Gjithçka do jetë në varësi të sjelljes suaj.

Binjakët 22/5 – 21/6

Qielli i dashurisë do jetë shumë i trazuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të forta me partnerin/en dhe do ndiheni keq. Beqarët do jenë sensualë dhe mjaft romantikë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Qetësia e tepruar mund t’i bëjë dëm jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Mundohuni të komunikoni për gjithçka me partnerin/en dhe të shkëmbeni mendime me të.

Luani 23/7 – 21/8

Jeta juaj në çift do marrë një kthesë tjetër gjatë kësaj dite edhe më të mirë nga sa ka qenë më parë. Do dini të toleroni dhe të hapni rrugë. Edhe për beqarët priten të reja pa fund.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Keni kohë që marrëdhënia mes jush dhe partnerit/es është ftohur? Sot do keni mundësi të afroheni më tepër me të dhe te flisni për gjithçka. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do i kushtoni shumë rëndësi partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do e lini atë të mërzitet për asnjë çast. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen më të qetë dhe do sqarojnë gjithçka.

Akrepi 24/10 – 22/11

Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk do keni fat dhe do vuani shumë gjatë kësaj dite. Ata që kane tashmë një lidhje të qëndrueshme do debatojnë ashpër me partnerin/en. Financat do jenë të mira.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Jeta në çift ka rrezik të kalojë një dite të vështirë sot. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur, por duhet të mendohen mirë para se t’i japin fjalën dikujt. Ndikimi pozitiv i Diellit do përmirësojnë financat.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Jeta në çift do jetë mjaft e stabilizuar sot. Do i diskutoni me qetësi të gjitha ato tema delikate të cilat më parë krijonin probleme. Beqarët nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj disa personave që do i joshin.

Ujori 21/1 – 19/2

Venusi do jetë i pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush dhe partnerit/es. Do e toleroni edhe më tepër njeri-tjetrin.

Peshqit 20/2 – 20/3

Marrëdhënia në çift do jetë e bazuar tek mirëqenia dhe tek bashkëpunimi në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni gati për të marrë edhe vendime me rëndësi.

SHKARKO APP