Horoskopi, e premte 15 dhjetor 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Mërkuri dhe Venusi do të kenë ndikim pozitiv për të lindurit e kësaj shenje. Diçka që me siguri do të mundësojë që të jetoni më mirë raportet ndërpersopnale.

Demi 21/4 – 21/5

Prania e Venusit në shenjën tuaj do ju bëjë mjaft praktikë në punë. Në sajë të aftësive që do të shfaqni, do të lini gjurmë në mendjen e personave që do të keni përballë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Mërkuri duket se do ju mundësojë një periudhë pushimi nga problemet dhe pasiguritë që keni, duke ju krijuar mundësi argëtimi.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Prania e Hënës në shenjën tuaj do ju ndihmiojë që të ndani edhe pasionet më pak të dukshme, historitë e vogla dhe dëshirat me njerëzit që ke pranë dhe përzemër.

Luani 23/7 – 21/8

Në sajë të pranisë së Venusit dhe Mërkurit do të jeni në qiellin e shtatë. Një bashkim i cili parashikohet të sjellë shumë fat në punë, familje dhe kudo. Kjo është dita kur do të rinisni të shkëlqeni.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do të dish me shumë mundësi që të dorëzohesh përballë fakteve dhe do të duhet të zgjidhësh një problem në shtëpi. Bëje këtë gjë por mbaj parasysh, se në këtë periudhë jo gjithmonë mund të kesh të drejtë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Më në fund do të mund të qartësohesh lidhur me diçka që të pengon për të vendosur për një udhëtim, një pasion apo diçka tjetër që të pëlqen më specifikisht.

Akrepi 24/10 – 22/11

Ndërsa personi që dashuroni do të dijë të tregojë mendimet e tij praktike dhe të nxehta, ti ndoshta preferon që të jetosh me emocione dhe ndjenja.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Kjo ditë do të jetë e mbushur plot me energji dhe entuziazëm, çka do të largojë çdo frikë apo mendime të çuditshme. Do të jesh gjithë kohës në kërkim të aventurave dhe të një personi si vetja.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Gjatë kësaj dite dikush do të dijë të kuptojë dhe të heqë dyshimet dhe mendimet e turbullta që keni, ato për të cilat nuk jeni asnjëherë krenar, kur viheni përballë realitetit.

Ujori 21/1 – 19/2

Nëse Hëna sot do të ndikojë për t’iu mbushur me dyshime, shpesh të kota, Mërkuri dhe Marsi do t’iu ndihmojnë që të dialogonio më mirë. Do të dini si të veproni dhe si të silleni.

Peshqit 20/2 – 20/3

Përballë një personi që ndoshta gjatë kësaj të premteje do pranojë se nuk di të jetojë dhe të ketë të njëjtën ndjenjë lirie si ju, ka shumë mundësi që të reagosh duke e lënë veten të rrëmbehesh nga pasionet.

SHKARKO APP