Horoskopi, e shtunë 16 dhjetor 2017

Dashi

Mbrojtja e humbësit është veprim i zgjuar. Megjithëse jeni në një pozitë të sigurtë, kjo nuk ju imunizon ndaj padrejtësive. Mund t`ju duhet të bëni edhe zëdhënësin për të tjerët. Do ju duhet të shpjegoni edhe se si ndikon një vendim politikash në moral. Me siguri të tjerë ju kanë quajtur problematik, por mos u shqetësoni. Pas disa kërcënimeve do të shikoni që në fund këta njerëz të këqinj do bëjnë veprimet e duhura e të drejta.

Demi

Jeni të vetëdijshëm për vlerat tuaja të vërteta dhe ndaj kërkoni respekt dhe admirim. Disa njerëz e ngatërrojnë vetëbesimin tuaj duke e marrë për egoizëm. Ju jeni me eksperiencë dhe e kuptoni se si funksionon bota. Kur e trajtoni veten si mbret, atëherë njësoj do t`ju trajtojnë edhe të tjerët. Është më e lehtë t`i përmbushni objektivat, kur besoni në veten tuaj. Keni hyrë në një sfidë të re? Jini të duruar kur gjërat shkojnë keq dhe mbani mend se çdo hap i gabuar është një mundësi për të mësuar.

Binjakët

Praktikimi i durimit është çelësi i suksesit tuaj. Rrini të qetë dhe mos u frikësoni. Në vend që të ndiheni nën presion për të reaguar ndaj çdo historie të lajmeve, merrni frymë thellë. Jepini vetes dy orë për të përpunuar këtë informacion. Përgjigjuni të zhytur në mendime dhe jo me zemërim. Njerëzit do të shikojnë ndryshim në qëndrimin tuaj dhe do të mrekullohen. Në vend të krijimit të dramës, duhet të kultivoni qetësi. Do të vijë një ndryshim i madh prej të cilit do përfitojnë të gjithë.

Gaforrja

Besojini dikujt që nuk ju ka lënë kurrë në baltë. Megjithëse ju krenoheni gjithmonë me vetëmjaftueshmërinë, nuk është mirë të jeni gjithmonë vetëm. Nëse jeni duke kaluar një sëmundje që ka ardhur si pasojë e ngarkesës në punë, ose nëse po përjetoni një transformim personal, atëherë kërkoni ndihmë. Argëtimi me një mikun tuaj që nuk e merr jetën aq seriozisht sa ju, mund të jetë ndihma e përsosur. Ai do të qeshë me situatën tuaj dhe kjo do t`ju sjellë humor të mirë.

Luani

Komunikimi me natyrën do jetë terapeutik. Keni diskutuar për një vendim të rëndësishëm, por nuk e keni idenë nga cila anë të shkoni. Në vend që t`u kërkoni të tjerëve këshilla, kthejeni vëmendjen brenda jush. Një shëtitje në pyll ose buzë detit do të shmangë shpërqëndrimin tuaj. Do dëgjoni më në fund zërin tuaj të brendshëm. Vetja do t`ju japë këshilla të vlefshme.

Virgjëresha

Jeni bekuar nga një intelekt i mprehtë. Fitimi i shkathtësive dhe njohurive ekstra është i dobishëm. Kur ndiheni të lodhur dhe të stresuar, mbase keni nevojë për një stimulim intelektual. Për ju është e rëndësishme që puna të jetë edhe qejf. Një multitalent si ju nuk mund të bëjë detyra të urdhëruara.

Peshorja

Kur jeni në dyshim, adoptoni një pikëpamje optimiste. Gjenerimi i energjive pozitive do të sjellë të njëjtën gjë. Megjithëse nuk e dini se çfarë parashikon e ardhmja për ju, duhet të mendoni se do të jetë e artë. Largojini mendimet e zymta dhe frikën kokëfortë. Edhe nëse hasni zhgënjime. Është shumë më e lehtë të shërohesh nga pengesat kur beson se Universi është bujar dhe i dobishëm. Kur të jeni të mërzitur, dëgjoni muzikë.

Akrepi

Besojini dikujt që nuk ju ka zhgënjyer kurrë më parë. Duke treguar besim në aftësitë e këtij njeriu, mund ta fuqizoni për të ecur përpara. Miqtë e kanë të vështirë ta kuptojnë kur ju i admironi. Mbase duhet edhe t`ia tregoni më shpesh. Kur miratoni diçka që ata bëjnë, është sikur t`i keni dërguar sinjale nga qielli. Bëni edhe lëvdata kur të jetë nevoja.

Shigjetari

Keni një mundësi të shkëlqyer për të studiuar me një mësues të talentuar. Keni fituar disa teknika të mira, por s`duhet ta lini mënjanë të mësuarin, gjithsesi. Lejojeni veten të përparoni në disa nivele. Prisni sugjerimet e instruktorit, por vendosni në zbatim paralelisht edhe ato që keni mësuar.

Bricjapi

Besojini instikteve tuaja për një të afërm. Ata sillen çuditshëm nga frika. Vendimi juaj për të ndjekur një ëndërr, i bën ata të ndihen keq. Kanë frikë se ç`do të ndodhë kur të bëni ndryshime në rutinë. Mos u ndjeni në faj për të ndjekur ëndrrën tuaj. Kur veproni për qëllime të mira, rezultati do të jetë gjithmonë i mirë. Ndjehuni të lirë të adoptoni një profil më të ulët. Të shkoni në një zonë të qetë dhe përse jo të meditoni. Bindjuni dëshirës për të shpëtuar nga vëmendja e madhe. Për të qenë të lumtur nuk ju duhet gjithë ajo vëmendje.

Ujori

Puna me një grup të madh do të jetë aq e lehtë sa edhe të marrësh frymë. Kjo për shkak se ju nuk i gjykoni njerëzit për paraqitjen e tyre. Ju vlerësoni idetë. Dikush do ketë një ide të mirë dhe me ndihmën tuaj do ketë gjasa të mira për ta zbatuar. Ju jeni mbështetje e fuqishme pasi dini se si të bisedoni me zyrtarët.

Peshqit

Besimi në fuqinë e dashurisë ju çon përpara. Kur një pozicion më i mirë do hapet në punën tuaj, atëherë aplikoni dhe shpresoni për më të mirën. Në vend që të shesësh veten, lëri të tjerët të flasin për kontributet tuaja. Vetëm me kontributin e punës do mundeni ta fitoni këtë pozicion të favorshëm. Pas kësaj do rifitoni edhe besimin te njerëzit.

SHKARKO APP