Horoskopi, e shtunë 2 dhjetor 2017

Dashi

Atmosfera në çift do jetë shumë e përshtatshme sot për të marrë vendime të rëndësishme. Do i dëgjoni me kujdes ato që do ju thotë zemra dhe ato që do ju thotë partneri/ja.

Demi

Perspektivat janë të mira për këtë dite. Së bashku me partnerin/en tuaj do mendoni të bëni ndonjë çmenduri të vogël, por që do ju bëjë të ndiheni si mbi re.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift. Flisni me partnerin/en dhe shprehini ato që mendoni. Në planin financiar Venusi do ju ndihmojë t’i kaloni më shpejt vështirësitë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ju ndryshojë shumë shpesh humori juve që jeni në një lidhje dhe gjithë inatet do ja nxirrni atij/asaj që keni në krah. Në planin financiar duhet të ecni me rregulla.

Luani

Ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe emocionet do vijnë duke u shumëfishuar.

Virgjëresha

Do e lini shumë pas dore partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Debatet dhe mosmarrëveshjet nuk do mungojnë.

Peshorja

Do jeni në dispozicion të partnerit/es gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë tij. Edhe ai do ju surprizojë herë pas here. Ekuilibri buxhetor nuk do ketë tronditje.

Akrepi

Kontrollojeni veten tuaj sot nëse jeni në një lidhje, sepse po gabuat nuk do ketë më kthim pas. Nga ana tjetër mos u tregoni as shumë idealistë. Beqarët duhet ta lënë më shumë zemrën të flasë.

Shigjetari

Do jeni shumë pasivë në jetën tuaj në çift sot dhe pa dashje do e shtyni partnerin/en në krahët e një tjetre. Mos u qani pastaj për asgjë. Beqarët do jenë magnetike dhe do tërheqin pas vetes shumë persona.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj dite. Do jenë të shumtë personat që do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe ju do tundoheni. Financat do kenë tronditje.

Ujori

Gjatë kësaj dite ka mundësi të mendoni më shumë për punën apo për angazhime të tjera sesa për personin që keni në krah. Kjo do e acarojë atmosferën në çift dhe për disa do ketë përballje të forta.

Peshqit

Sot priten goxha ndryshime në jetën tuaj në çift. Rutina do marrë fund dhe emocionet do jenë më të mëdha se më përpara. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe.

SHKARKO APP