Horoskopi, e shtunë 23 dhjetor 2017

Dashi

Duke qenë se duhet të analizoni një situatë, duhet të merrni parasysh më shumë se një aspekt, nëse nuk doni të humbisni një gjë shumë të rëndësishme. Keni aftësi të shkëlqyera, por që nganjëherë mbeten në hije nga nxitimi juaj për të përfunduar çdo gjë.

Demi

Urani, Jupiteri dhe Saturni, në harmoni me Hënën do t’ju dhurojnë një ditë të paharrueshme në të gjitha aspektet. Është e sigurt që nuk do të mërziteni dhe do të jeni gjithmonë mes aktiviteteve interesante dhe personave intrigues.

Binjakët

Plutoni bashkëvepron duke krijuar mirëkuptim me Hënën, që në punë të zhbllokohet situata. Rezultatet nuk do të vonojnë. Disa persona ju bëjnë të ëndërroni për aventura, por nuk jeni i sigurt nëse këto aventura bëjnë për ju.

Gaforrja

Falë Hënës që bashkëvepron me Saturnin, e shtuna do të jetë një ditë e përkryer për të kaluar kohë me të afërmit tuaj dhe miqtë. Nuk ka rëndësi nëse e kaloni në shtëpi apo jashtë. Vendime për t’u marrë? Falë sensit tuaj praktik, nuk do të lini t’ju shpëtojë asnjë detaj.

Luani

Një çështje pune rrezikon t’ju prishë ditën e pushimit. Nëse nuk është aq urgjente, tregohuni të vendosur që ta mbani jashtë portës. Do ta zgjidhni nesër. Momente të këndshme të kaluara në familje dhe me miq që do t’ju kthejnë humorin dhe gëzimin.

Virgjëresha

Në sajë të Jupiterit, të tjerët do t’ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do të arrini të keni pak kohë të lirë për vete. Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do të refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ia kërkoni ju.

Peshorja

Me Hënën që bashkëvepron me Plutonin do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë prakticiteti dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit tuaj, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes.

Akrepi

Mos i lejoni askujt që t’ju pengojë në realizimin e një projekti që e keni për zemër. Do të mbroni me vendosmëri. Do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga miq që ju duan dhe ju çmojnë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Shigjetari

Në dashuri lëreni mënjanë sedrën dhe lojërat e pushtetit. Ecni përpara, kush ju tërheq vëmendjen dhe ju intereson, do t’ju ndryshojë me butësi. Do të keni mosmarrëveshje me njerëz që nuk shkoni mirë, nuk keni ndërmend të duroni provokimet e tyre.

Bricjapi

Për shkak të Neptunit armiqësor, është e rëndësishme të vlerësoni me qartësi gjendjen tuaj. Mund të ngelni të çuditur, por nuk është koha për të zvarritur gjërat. Dashuroni dhe jetoni në mënyrë madhështore, por duhet të mos harroni se jeta ka edhe gjëra të vogla që duhen bërë.

Ujori

Me mbështetjen e Hënës mike do të keni harmoni në marrëdhëniet në familje. Nëse keni fëmijë apo nipër, do të argëtoheni pa fund duke luajtur me ata. Raporti me partnerin në përgjithësi është i mirë, edhe pse ka pika ku nuk keni mirëkuptim.

Peshqit

Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

SHKARKO APP