Horoskopi, e shtunë 9 qershor 2018

DASHI

Ditë e kënaqshme dhe plot çmenduri në çift. Me pasion, ngrohtësi dhe pak mister do arrini atë që keni ëndërruar gjithmonë të përjetoni. Fatmirsisht do jeni me këmbë në tokë dhe nuk do rendni pas aventurave.

DEMI

Në planin sentimental do jetë Jupiteri ai që do ndikojë së tepërmi. Për çiftet do sjellë forcim të lidhjes dhe më tepër bashkëpunim, ndërsa për beqarët do sjellë takime vendimtare. Projektet që kishin ndërmend në planin financiar nuk do mund t’iu realizohen dot.

BINJAKET

Nëse tregoheni më të qetë dhe bëni gjithçka të mirëmenduar, situata në çift do jetë e mrekullueshme. Situata në planin financiar do jetë e qetë. Disa mund të keni edhe ndonjë përmirësim.

GAFORRJA

Çiftet duhet të bëjnë kujdes nga Saturni. Ai mund të sjellë disa mosmarrëveshje të cilat do iu lëndojnë si ju ashtu edhe partnerin tuaj. Financat nuk do jenë të njëjta për të gjithë. Disa do i stabilizojnë e disa të tjerë do kenë tronditje të vogla.

LUANI

Venusi, perëndesha e dashurisë do ndikojë mjaft në jetën tuaj sentimentale. Edhe nëse jeni çift edhe nëse jeni beqare dashuria do zëre vendin kryesor. Ditë aspak e favorshme për operacione financiare.

VIRGJERESHA

Partneri juaj do jetë shumë pasionant dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë dite. Falë Uranit do keni mundësi të bëni investime afatgjata të cilat do iu sjellin përfitime financiare.

PESHORJA

Influenca planetare në jetën e çifteve do jetë mjaft pozitive. Do diskutoni qetësisht për gjithçka dhe mund të merrni vendime mjaft të rëndësishme. Pas një periudhe jo shumë të qartë në planin financiar, sot do filloni t’i shihni gjërat më qartë.

AKREPI

Sot do e kuptoni më mirë se keni shumë të përbashkëta me partnerin tuaj. Lidhja juaj do të forcohet edhe më tepër dhe do ndiheni mirë. Me Mërkurin në anën tuaj do tregoheni shumë më të matur me shpenzimet dhe financat do fillojnë të stabilizohen.

SHIGJETARI

Tregohuni shumë të kujdesshëm në planin sentimental sepse mund të përballeni me disa zhgënjime. Flisni sa më hapur me partnerin dhe thoni pa druajtje gjithçka që ndjeni. Me financat nuk do keni probleme dhe fati do jetë në anën tuaj.

BRICJAPI

Dashuria për çiftet do shkojë mirë dhe nuk do e keni aspak të vështirë të merrni vendime. Do e dini mirë se çfarë doni. Klima do jetë e favorshme për planin financiar. Disa do kenë edhe hyrje të papritur të parave.

UJORI

Dialogoni sa më shume me partnerin tuaj sot dhe shmangni me çdo kusht heshtjen. Ky i fundit është armiku kryesor për një çift. Nuk do e keni të vështirë të ekuilibroni buxhetin.

PESHQIT

Në jetën në çift do e luftoni melankolinë që iu kishte pushtuar dhe do zgjidhni edhe disa probleme që keni pasur. Bëjini mirë llogaritë në planin financiar dhe ulni sa të mundni shpenzimet.

SHKARKO APP