Horoskopi i dashurisë, zbulo çfarë sjell 2018 për ju

2018-a premton shumë kalime interesante të planetit Afërditë, që favorizon disa shenja në periudha të caktuara, duke mos favorizuar të tjerat. Janari dhe shkurti, për shembull, do t’i vënë zjarrin ditëve të Bricjapit dhe Ujorit, ndërsa në gusht dhe shtator Akrepit dhe Peshores. Çfarë shenje je ti? Zbulo menjëherë se si do të jetë dashuria sipas yjeve të 2018-ës.

Dashi: dashuri në pranverë!

I dashur Dash, 2018-a nuk fillon dhe aq mirë për sa u përket ndjenjave: afërdita e pafavorshme deri në 17 janar krijon humor të keq dhe tensione në çift, por situata do të përmirësohet në muajt e ardhshëm. Do të jetë mbi të gjitha muaji i marsit që do të të dhurojë emocione të mëdha dhe periudhë pasioni: do të jenë të favorshëm edhe takimet për ata që janë single. Në gusht dhe në nëntor, mund të përjetosh dy momente krizash për shkak të ndikimit të Afërditës, por 2018-a do të përfundojë në mënyrën më të mirë!

Demi: kujdes nga vjeshta

I dashur Dem, mes janarit dhe shkurtit mund të përjetosh një moment rënieje në lidhje. Do të mësosh të vendosësh veten tënde në plan të parë. Situata do të përmirësohet duke filluar nga 10 shkurti kur Afërdita do të të buzëqeshë përsëri. Do të jetë mesi i muajit prill, kur planet e dashurisë do jetë në simbiozë, që do të përjetosh një periudhë qetësie përkrah një personi vërtet special. Një moment i ri tensioni do shfaqet rreth gjysmës së qershorit. Kujdes, në shtator dhe dhjetor, kur Afërdita mund të të sjellë ndarje.

Binjakët: verë e tensionuar

I dashur Binjak! Periudha më e mirë për dashuri këtë vit është ajo mes 24 prillit dhe 19 majit, kur Afërdita do të shkëlqejnë në shenjën tënde. gjatë verës mund të ketë momente tensioni, me shumë mundësi në korrik. Kujdes në shtator dhe në dhjetor, kur planeti i dashurisë të hyjë në opozitë me shenjën tënde. Mund të ketë zënka dhe tradhti. Kontrollo nëse shenja e tij bën pjesë në listën e atyre që tradhtojnë.

Gaforrja: pak durim

E dashur Gaforre! 2018-a nuk vjen pozitivisht përsa i përket dashurisë. Pozicioni i kundërt i Afërditës sjell diskutime dhe konflikte. Lajmi i mirë është se pasi të kalojë janari, gjithë pjesa tjetër e vitit do të jetë ndryshe. Që nga 10 shkurti do të kesh një përmirësim të dukshëm. Pas disa momentesh tensioni në muajin mars, do vijnë ditë të vrullshme, maji dhe qershori do të jenë të jashtëzakonshëm, ku edhe historitë më të komplikuara do të gjejnë një qetësi të ëmbël.

Luani: në provë

I dashur Luan! 2018-s ka vendosur të të vërë në provë menjëherë, me Afërditën në opozitë në periudhën nga 17 janari në 10 shkurt: gjatë këtyre javëve historia jote e dashurisë do të kalojë një provë të fortë, por mos u tremb! Jo vetëm që do të dalësh me kokën lart, por do të çlirohesh menjëherë nga pjesa e keqe e vitit për sa u përket ndjenjave. Një ringritje e vërtetë të pret nga 13 qershori deri në 9 korrik, kur Afërdita vjen në shenjë tënde e gatshme për të të dhuruar një verë plot dashuri, pranë perosnit të dukur për ty.

Virgjëresha: ulje dhe ngritje

E dashur Virgjëreshë ! Pjesa e parë e vitit do të karakterizohet nga një sërë ulje-ngritjesh në fushën sentimentale. Periudha më e vështirë do të jetë ajo nga 10 shkurti deri në 6 mars, kur Afërdita do të jetë në opozitë me shenjën tënde. Për fat, prilli do të shënojë një kthesë për çiftet e dashuruar. Korriku premton një verë të zjarrtë, ku do të gjesh jo vetëm qetësinë përkrah një personi special, por edhe shumë pasion. Pozitivë janë edhe muajt shtator dhe dhjetor.

Peshorja: gushti dhe nëntori, provë force

E dashur Peshore! 2018-a jote hapet me një moment rënieje, që do të zgjasë deri në 17 janar. Pas kësaj date do të kthehet qetësia në çift deri në mars, i cili do të jetë i vështirë për t’u kapërcyer, çiftet në hapat e parë mund të shkojnë deri në ndarje, kurse ata të vjetrit duhet të punojnë shumë për ta kaluar krizën. Nëse do t’ia arrijnë, do të shpërblehen me dy muaj forcë dhe pasion, me Afërditën në shenjë: gushti dhe nëntori nuk mund të jenë më të mirë se kaq.

Akrepi: kujdes prillin

I dashur Akrep! 2018-a hapet në mënyrë pozitive dhe të paktën deri në 17 janar do të besoni në mbështetjen e yjeve. Disa probleme do të shfaqen mes janarit dhe shkurtit, por asnjë që një çift i konsoliduar mund të mos kalojë. Sfida e vërtetë do të jetë prilli, kur Afërdita kalon në opozitë me shenjën tënde. Me të kaluar edhe prilli, jeta jote sentimentale do të jetë e fortë dhe intensive sidomos në shtator dhe dhjetor.

Shigjetari: një maj i turbulluar

I dashur Shigjetar! Nëse 2018-a hapet me një qiell pozitiv (me një kalim të mirë të Afërditës nga janari në shkurt), do të të duhet të kalosh një tërmet të vërtetë në maj, sisomos në periudhën 24 prill 19 maj, kur Afërdita do të hyjë në opozitë me shenjën tënde. Çiftet që do të arrijnë të kapërcejnë këtë moment mund të jetojnë një gusht të bukur plot pasion dhe aventurë. Shumë i bukur edhe nëntori.

Bricjapi: fillim i shkëqyer!

I dashur Bricjap! 2018-a e dashurisë hapet në mënyrën më të mirë të mundshme, me kalimin e Afërditës në shenjën tënde. Deri në 17 janar yjet garantojnë një histori të thellë pasioni. Pozitiv edhe shkurti. Një rënie e vogël gjatë marsit dhe duhet të bësh kujdes në periudhën e opozitës së Afërditës mes 19 majit dhe 13 qershorit, ku edhe çiftet më të fortë mund të tronditen. Nëse arrini ta kaloni krizën, mund të kaloni një korrik shumë të qetë. Në vjeshtë do të ketë ulje dhe ngritje.

Ujori: një verë pasionante!

I dashur Ujor! Periudha më e bukur do të jetë ajo mes 17 janarit dhe 10 shkurtit, kur mund të besosh tek një Afërditë miqësore. Edhe marsi sjell forcë dhe stabilitet në lidhjen tënde, por kujdes në periudhën 13 qershor 9 korrik, kur pozicioni i Afërditës sjell tensione dhe zënka. Përgatitu të jetosh një verë pasioni, me Afërditën pozitive për gjithë gushtin.

Peshqit: shkurt i dashuruar

I dashur Peshk! 2018-a e ndjenjave të dhuron një fillim viti të shkëlqyer, me një periudhë qetësie që do të arrijë kulmin në 19 shkurt dhe 6 mars, kur Afërdita do të kalojnë tranzit në shenjën tënde muaji më i vështirë do të jetë korriku, kur planet e dashurisë të kalojnë në opozitë dhe mund të kesh një krizë të vërtetë në çift. Nëse i reziston të pret një vjeshtë e qetë dhe periudha më e mirë do të jetë shtatori deri në dhjetor./TiranaPost/

SHKARKO APP