Horoskopi i muajit maj 2020 nga Paolo Fox, shenjat më me fat në dashuri dhe punë

Binjakët: Këtë muaj nuk do të mungojnë momentet pozitive dhe me fat! Ju duhet të harroni disa nga angazhimet tuaja dhe përpiquni të pushoni sa më shumë. Dashuria gjatë këtij muaji do jetë mjaft e favorizuar nga planetet. Marsi inkurajon fushën profesionale. Është një muaj aktiv dhe një periudhë shumë komplekse dhe e vështirë për tu menaxhuar.

Peshorja: Për horoskopin për muajin maj 2020, ju jeni në një humor të shkëlqyeshëm dhe kjo gjendje shpirtërore reflektohet tek ata përreth jush. Përfitoni nga ky qiell për të ndërtuar, forcuar ose stabilizuar atë që dëshironi. Mërkuri, Urani dhe Saturni ju ftojnë të kujdeseni për veten tuaj. Ka ardhur koha të shqetësohen për nevojat tuaja njësoj si të njerëzve të tjerë. Nëse i kushtoni shumë rëndësi vetëm interesave të të tjerëve, ata në mënyrë të pashmangshme do përfitojnë nga disponueshmëria juaj. Jini të kujdesshëm ndaj premtimeve të mundshme që do t’ju bëhen.

Dashi: Venus në Mars sjell një kuptim dhe kreativitet të mirë, për të forcuar sferën sentimentale dhe për ta bërë atë më dinamike dhe tërheqëse. Ju pëlqen të rrethoheni nga njerëzit që i doni dhe ndani gëzime me ta, Dielli ju jep energji, por këtë muaj është e pashmangshme fakti se do ndiheni disi të ngathët. Urani ju sjell një dinamizëm të madh dhe do dëshironi të bëni atë që ju nevojitet për të ecur përpara në anën profesionale. Aspekti i vetëm negativ i këtij maji ka të bëjë me sektorin financiar i cili është i paqëndrueshëm.

Demi: Horoskopi për muajin maj 2020 tregon që është në interesin tuaj të gjeni një mënyrë për të kanalizuar më mirë forcën tuaj. Ju dëshironi të argëtoheni dhe të kërkoni liri. Jeta e përditshme dhe rutina po ju mërzisin prandaj, do ëndërroni të bëni diçka tjetër. Aspekti i veçantë i Saturnit nuk i thjeshton gjërat nga pikëpamja profesionale. Sillni ashpërsi atje ku dëshironi lirinë. Dhe nëse Jupiteri favorizon evolucionin dhe rritjen tuaj, Marsi nuk do t’ju ndihmojë. Në përgjithësi, maji do të dëshmojë të jetë një muaj intensiv edhe nëse duhet të mësojmë të bëjmë edhe kompromise në mënyrë që të ecim përpara.

Luani: Ju jeni dinamik dhe aspironi të gjeni atë energji dhe forcë që ju kanë lejuar të arrini sukses në fushat e ndryshme të jetës tuaj në të kaluarën. Me Jupiterin në gjendje të mirë, muaji premton të jetë një rikuperim. Dëshira për shpengim është e fortë dhe për këtë arsye, tani ndjeni më fort nevojën për të parë aspiratat tuaja të plotësuara. Do jetë një periudhë se vështirë dhe pikërisht për këtë arsye duhet të përpiqemi të arrijmë diçka të re, duke iu përshtatur mundësive që ekzistojnë. Saturni tregon se është e nevojshme të bëni këto ndryshime, pa u mbingarkuar. Venus sjell harmoninë dhe ekuilibrin në një kontekst që nuk është gjithmonë i lehtë për tu menaxhuar. Durimi dhe kërkimi i ekuilibrit duhet të kenë përparësi në fushën emocionale.

Bricjapi: Jupiteri dhe Urani sigurojnë shkëmbime të këndshme dhe zgjojnë paksa jetën tuaj emocionale. Muaji maj mund të shënojë një ripërtëritje edhe për çështjet e zemrës. Por sfera e marrëdhënieve nuk do të jetë e vetmja që do të shkëlqejë. Profesionalisht, gjërat po ndryshojnë. Ju jeni më luftues, më të vendosur, madje edhe më këmbëngulës, ky muaj do ju lejon të arrini atë që keni në mendje. Ata përreth jush kanë interes të respektojnë periudhat tuaja të reflektimit. Ka shumë ide dhe plane, por asgjë nuk është ende plotësisht e pjekur.

Gaforrja: Këtë muaj kontaktet janë të rëndësishme dhe ju e dini se si të kujdeseni për ndjeshmërinë e të gjithëve. Sidomos familja ju bën të ndjeheni mirë dhe mund të mbështeteni në to. Saturni dhe Marsi po ndryshojnë gradualisht mënyrën se si e shihni jetën dhe natyrën tuaj. Ju po rriteni dhe po ndryshoni për mirë. Kini kujdes që të mos e lini pas dore veten. Do ta kaloni këtë muaj duke u kujdesur për të tjerët, por do të ishte akoma më mirë të kujdeseshit edhe për veten tuaj dhe të përqendroheni më shumë tek dëshirat dhe nevojat tuaja.

Akrepi: Për horoskopin e muajit maj 2020 po kërkoni në çdo mënyrë të forconi lidhjet ekzistuese, të krijoni të reja dhe të kujdeseni sa më shumë për të dashurit tuaj. Ju jeni më të vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe nuk do hezitoni t’i tregoni vetes më shumë mirëkuptim dhe dashuri. Puna, duke pasur parasysh edhe bllokimin aktual, nuk do të jetë përparësia juaj. Jupiteri do t’ju sjellë një optimizëm të madh, megjithëse mund të ketë vështirësi për tu kapërcyer.

Ujori: Sipas horoskopit të muajit maj 2020 ekziston një krijimtari e mirë, ka shumë ide të reja dhe dëshira që doni t’i ndajmë ato me të tjerët. Aftësia juaj bindëse gjithashtu do t’ju lejojë të jeni në gjendje t’i bindni të tjerët t’ju ndjekin në përpjekjet tuaja disi të çmendura dhe origjinale. Kështu që shfrytëzoni këtë periudhë për të marrë atë përgjigje që është shtyrë për kaq gjatë. Gjysma e parë e majit është më interesante për ndjenjat, ndërsa gjysma e dytë e muajit do të karakterizohet nga një konflikt. Kjo muund të jetë si pasojë e një xhelozie që mund ta bëjë lidhjen tuaj më të tensionuar.

Peshqit: Horoskopi për muajin maj 2020 tregon që Marsi po bën presion për rinovim. Është në interesin tuaj më të mirë të jeni pragmatik dhe të përshtateni shpejt në situata, veçanërisht për të marrë përfitime të konsiderueshme. Jupiteri mund të përmirësojë situatën tuaj profesionale. Por sentimentalisht, ky muaj do të jetë më i përzier. Jeta në ndashur mund t’ju bëjë të jetoni emocione të reja dhe të larmishme. Në çdo rast, kini kujdes që të mos mashtroheni nga ana juaj emocionale.

/Ora News

 

SHKARKO APP