Horoskopi Javor 29 Janar – 4 Shkurt/ Surprizat e yjeve për shenjën tënde

DASHI

Këtë jave do kaloni çaste shume te ngrohta me partnerin tuaj. Do keni edhe diskutime serioze me partnerin, do merrni vendime te rëndësishme dhe kurdoherë do dashuroheni me pasion. Beqaret do i kalojnë një e nga një te gjitha pengesat qe do ju dalin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Nga e mërkura shume gjera do ndryshojnë për mire për ta. Problemet financiare duhet t’i zgjidhni sa me pare sepse po i shtytë ca e nga ca keni për te pasur vështirësi akoma me shume. Mos kini as shume besim tek mbështetja qe mund t’iu premtojnë miqtë. Gjendja shëndetësore here pas here mund te ketë disa tronditje te vogla qe do lidhen me lodhjen. Ne pune do i keni te gjitha kushtet për te arritur majat. Familja pa asnjë problem.

DEMI

Beni kujdes nga influenca negative e Venusit gjate kësaj dite sepse do keni probleme shume te mëdha me pas. Mundohuni te jeni sa me te duruar dhe te mos i thoni asgjë partnerit pa qene te bindur plotësisht. Për beqaret do dalin mundësi shume te mira qe jeta te ndryshoje njëherë e përgjithmonë, vetëm se ata duhet te dine si te përfitojnë. Sektori i financave do jete i kënaqshëm kështu qe nuk do gjendeni asnjë moment ne vështirësi. Shëndeti gjithashtu do jete i mire nëse nuk e teproni me pikantet, me kafene apo me gjerat e tharta. Mbrojeni sa te mundeni stomakun dhe zorrët. Ne pune yjet do ju favorizojnë dhe keni për te arritur me lart nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

BINJAKET

Perspektivat do jene shume te mira gjate kësaj jave për te dashuruarit. Priten vetëm çaste te lumtura dhe emocione pafund. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk d mund te fillojnë lidhje te qëndrueshme, megjithatë disa takime interesante do i kenë. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme prandaj edhe shpenzimet me elementare duhet t’i kryeni me shume kujdes. Shëndeti nuk do jete i keq ditët e para, por nëse ushqeheni pa limit mund te fillojnë shqetësimet. Ne pune do ju dalin disa probleme te vogla, te cilat me durim dhe këmbëngulje do kalohen me sukses. Jeta familjare nuk do kaloje peripeci.

GAFORRJA

Këtë jave do ketë momente delikate, sikundër do ketë edhe çaste emocionuese dhe pasionante. Here do debatoni me partnerin dhe here do dashuroheni pa kushte me te. Beqaret do kërkojnë vetëm dashuri te edhe dhe nuk ndo pranojnë asnjë ftese qe mund t’iu behet për aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet te merrni masa vërtet ekstreme qe gjendja te mbetet e mire. Mund te mërziteni pak, por është rruga e vetme për t’ia dale mbanë. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire nga me pare sepse do kujdeseni pafundësisht për veten. Ne pune vërtet do lodheni pak me shume, por do i konkretizoni disa nga projektet gjigande qe keni pasur ne mendje. Jeta familjare si zakonisht.

LUANI

Nëse nuk i duroni dot me disa nga zakonet e partnerit, me mire vërjani ato ne pah balle për balle. Diskutoni, shpjegoni dhe bëni me te mirën për te dyja palët. Qetësi mund te zgjidhe çdo gjë, ndërsa inati dhe nxitimi vetëm sa mund te prishin pune. Beqaret mund te fillojnë një lidhje shume te veçante dhe ndryshe nga ato qe janë mësuar te përjetojnë e te ëndërrojnë. Financat ne përgjithësi do mbeten te mira kështu qe për këtë sektor nuk duhet te shqetësoheni aspak. Gjendja shëndetësore do ketë disa përmirësime, megjithatë ende nuk do jete ne stadin e duhur. Ne pune do keni kurajën te përballeni me këdo qe do ju pengoje dhe mund te keni te gjitha arritjet qe keni ëndërruar. Familjaret do jene gjithmonë mbështetje.

VIRGJERESHA

Jave shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo për te dashuruarit. Urani do ndikoje negativisht dhe do ju nxite te mos bëni asnjë lloj lëshimi dhe do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin. Beqaret nga ana tjetër duhet te jene me te logjikshëm dhe me te arsyeshëm, ne mënyrë qe te gjejnë personat me te përshtatshëm. Me shpenzimet do ju duhet maturi absolute. Po shpenzuat me kujdes dhe me llogari çdo gjë ka për te ecur me se miri. Gjendja shëndetësore do vije dite pas dite duke u përmirësuar dhe ne fundjave do ndiheni ne forme te përkryer. Ne pune mos humbi kohen kot me gjera pa rëndësi, por fokusohuni tek synimi kryesor. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

PESHORJA

Do kërkoni liri dhe pavarësi te jashtëzakonshme këtë jave ju te dashuruarit dhe duke qene se partneri nuk do ua plotësojë dëshirat do fillojnë mosmarrëveshjet dhe debatet e zjarrta. Nuk do jeni mirëkuptues dhe nuk do gjeni as mënyrën e duhur për te folur me partnerin. Beqaret duhet te jene me te logjikshëm me ato qe do thonë pasi ne vend qe ta afrojnë, do e largojnë edhe me shume atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do dini si ta mbani gjithë kohës situatën nen kontroll. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë mundohuni te shmangi sa me shume yndyrën shtazore. Ne pune përveshini mire mëngët dhe bëni te gjitha përpjekjet për te arritur rezultatet e menduara. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

AKREPI

Jave shume e veçante ka për te qene kjo për gjithë te dashuruarit. Ata do qëndrojnë me shume kohe me partnerin, do i shprehin ndjenjat dhe do përgatisin edhe surpriza. Ne një udhëtim ne fundjave mund te bëhen edhe deklarata e propozime fantastike. Beqaret do jene gati edhe për flirte apo aventura kalimtare, mjafton qe te mos mbeten me te vetmuar si me pare. Buxheti do jete aq i mire saqë mund te bëni edhe investime me tepër nga me pare. Shëndeti ne disa dite mund te ketë shqetësime për shkak te viruseve momentale qe do qarkullojnë. Merrni masa pa u përkeqësuar shume situata. Ne pune do merrni mbështetjen e yjeve dhe do arrini atje ku keni menduar. Komplimentet dhe përgëzimet do jene te njëpasnjëshme. Jeta familjare do jete e qete.

SHIGJETARI

Pasion, bashkëpunim, harmoni dhe gare. Kjo jave do jete e mrekullueshme për te dashuruarit kështu qe emocionet do shumëfishohen. Për asnjë çast nuk do ndodhe diçka e keq. Beqaret do ndihen me te lire te shprehin pëlqime si dhe te bëjnë deklarata apo propozime. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe do ju duhet ndonjë para hua për t’ia dale mbanë me sukses. Gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme. Edhe ata qe kane pasur me pare shqetësime do ndihen me te qet dhe me te ekuilibruar. Ne pune duhet te bëni pak me shume lëvizje dhe te këmbëngulni për te arritur atje ku doni. Asgjë nuk do jete e lehte për ju. Familjen duhet ta dëgjoni me tepër.

BRICJAPI

Yjet do jene te gjithë ne anën tuaj këtë jave kështu qe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Rrahjet e zemrës do shtohen akoma me shume dhe mund te hiqni dore nga shume gjera vetëm për te kaluar sa me tepër kohe me partnerin. Beqaret ka mundësi te marrin një deklarate te papritur ne fundjave qe është mire te mos e refuzojnë. Buxheti do ketë me shume përmirësime nga sa mund ta keni imagjinuar. Ju do ndiheni me te vërtetë mire dhe te qete kur te shpenzoni. Gjendja shëndetësore jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do jete edhe me e kënaqshme. Do i rifitoni serish te gjithë energjitë e humbura. Ne pune tregohuni objektive, dinamike dhe mos sfidues. Askush nuk është me i mire se ju kështu qe mos u dorëzoni për asgjë. Familja do jete e qete.

UJORI

Beni kujdes me kritikat ndaj partnerit tuaj gjate kësaj jave sepse ai nuk do jete ne humor shume te mire dhe mund te debatoni shume ashpër. Beqaret do marrin vendime shume te rëndësishme qe do e ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Një person i afërt i miqve ka kohe qe i studion dhe i vazhdon e tani do ju beje propozime. Çështjet financiare do ecin me se miri pasi gjithmonë do ecni me plane dhe nuk do e teproni me shpenzimet. Disa mund te fitojnë edhe ndonjë lotari. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar dite pas dite, kështu qe deri te premte do i rifitoni te gjitha energjitë e humbura. Ne pune duhet te bëni sa me shume përpjekje për te arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Po i late gjerat pas dore dikush tjetër do ju zëvendësoje shpejt. Me familjaret tregohuni te matur.

PESHQIT

Këtë jave do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe te gjitha çastet e kaluara se bashku te jete te ngrohta dhe emocionuese. Beqaret ka gjase te kenë dashuri me shikim te pare ditën e mërkurë ose te enjte dhe për ta do filloje një etape e re. Me shpenzimet mundohuni te jeni te arsyeshëm ne maksimum. Mos jepni as hua tek te afërmit sepse shume shpejt do mbeteni me xhepat bosh dhe askush nuk do ju ndihmoje. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Here do ndiheni ne ankth, here do keni dhimbje shpine e here barku. Ne pune do jeni pafund ambicioze dhe do hidhni hapa gjigante ne projektin e nisur. Edhe me familjaret do ruani një marrëdhënie te mire. /Horoskopi shqip/

SHKARKO APP