Horoskopi javor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

DASHI

Venusi do jete planeti qe do përkujdeset veçanërisht për jetën tuaj ne çift këtë jave. Ne përgjithësi gjerat do ju ecin mire dhe do ndiheni te qete pranë partnerit. Beqaret, fale Hënës do realizojnë disa nga ëndrrat e tyre me te bukura dhe do ndihen pafundësisht mire. Fundjava ka për te qene edhe me emocionuese. Buxhetin do bëni mire ta organizoni me më shume përkujdes dhe maturi sepse përndryshe do gjendeni ne vështirësi. Gjendja shëndetësore do jete delikate deri nga mesi i javës. Do ndiheni te lodhur dhe me moral te rene. Ne pune rrethanat do jene shume te favorshme dhe emocionet do shtohen kur te merrni një promocion ose një propozim te rëndësishëm. Jeta familjare do jete e këndshme.

DEMI

Jave e qete dhe perfekte ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni edhe me te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe nuk do me ankesa për sjelljen e partnerit. Beqaret do jene shume te kërkuar dhe do marrin shpesh propozime interesante. Kjo do iu japë atyre mundësinë për te bere zgjedhjen e duhura. Sektori i financave do jete goxha i animuar dhe gjendja ka për te qene shume me e kënaqshme se me pare. Mund t’ia bëni pak me shume qejfin vetes dhe te blini diçka te veçante. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mundohuni te tregoheni te matur me ushqimin dhe te mbroheni nga i ftohti. Ne pune do i realizoni objektivat kryesore dhe do ndiheni te përmbushur. Familjareve shprehuani dashurinë.

BINJAKET

Këtë jave, ne jetën tuaj ne çift do mbizotëroje qetësia dhe harmonia. Mosmarrëveshjet dhe problemet e se shkuarës do harrohen njëherë e përgjithmonë. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime, por jo te gjithë do arrijnë te krijojnë një lidhje. Një pjese do preferojnë te ruajnë thjesht miqësi me ata qe do njohin. Ne plani financiar duhet te merrni masa dhe ta kontrolloni veten sepse po shpenzuat me sy mbyllur situata do marre tatëpjetën shume shpejt. Shëndeti nuk duhet lënë asnjëherë pas dore sepse ne te kundërt do vuani gjate. Ne pune do jeni me te vendosur dhe me largpamës kështu qe do arrini atë qe aq shume keni dëshiruar. Ndihma e kolegeve do jete e pazëvendësueshme. jeta familjare pa te reja.

GAFORRJA

Jave shume e qete dhe e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do kaloni momente shume te këndshme dhe do ndiheni te plotësuar. Mosmarrëveshjet e vogla do i zgjidhni qe ditën e pare. Beqaret ka rrezik te ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket me i trishte. Ata duhet te presin edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe qe kane menduar. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte sepse situata nuk do jete ne gjendjen me te mire. Shëndeti nuk do jete aspak i ekuilibruar, madje mund te keni shume shqetësime nga stomaku. Ne pune do jeni realiste dhe te vendosur për te arritur majat.

LUANI

Jave shume intensive do jete kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndani çdo mendim dhe ide me partnerin, do afroheni me shume me njeri-tjetrin dhe kënaqësitë do jene me te forta. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por do jene me teka dhe nuk do pranojnë gjithçka. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm sepse po bëtë gabime situata do ju dale menjëherë jashtë kontrollit. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jete goxha e mire. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen me te qete. Buxheti do mbetet i mire për aq kohe sa te tregoni kujdes me shpenzimet. Ne pune do jeni luftarake dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku doni. Jeta familjare do jete pak e trazuar.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me risi këtë jave. Do ndodhin me te vërtetë gjera te jashtëzakonshme qe do ua mbushin zemrën me gëzim e hare. Ditën e enjte ka për te ndodhur edhe diçka e veçante. Beqaret do kenë mosmarrëveshje me disa kolege ose me disa familjare dhe ka mundësi qe pa menduar te pranojnë ftesën e pare qe do iu behet. Ne planin financiar do arrini te gjeni zgjedhjet e duhura për çdo vështirësi dhe problem. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe nëse flini pak me tepër dhe çlodheni sa here qe te keni nevoje. Ne pune dëgjojini me kujdes te gjitha propozimet qe do ju bëhen e me pas merrni vendime. Ambienti ne familje do jete i ngrohte.

PESHORJA

Plutoni do sjelle probleme te mëdha dhe turbullira ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht si keni dashur. Kujdes jo vetëm me fjalët, por edhe me gjestet. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica për ta ndryshuar statusin dhe përpjekjet do japin rezultatin e duhur. Ne planin financiar, edhe pse do jeni te detyruar te kryeni goxha shpenzime, maturia dhe menaxhimi i mire do beje qe t’i shmangni problemet serioze. Shëndeti ka për te qene me dinamik dhe asnjë moment nuk do ju mungoje energjia. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe profesioniste kështu qe keni për te arritur ate qe doni. Ne familje do mbizotërojë qetësia.

AKREPI

Disa probleme te hershme do rishfaqen serish këtë jave dhe mund te sjellin debate te njëpasnjëshme. Asnjeri nuk do i pranoje gabimet e bëra dhe ky do jete një problem serioz. Beqaret do kenë ndryshime radikale dhe çdo gjë ka për te qene shume me e bukur se dikur. Me shpenzimet do jeni te palogjikshëm dhe mund te bëni gabime fatale. Ne fakt çdo veprim i pakujdesshëm do sjelle me pas probleme për te ardhmen. Shëndeti do jete i mire ne tërësi, por here pas here do ketë shqetësime te vogla. Mos e lini veten asnjëherë pas dore. Ne pune do jeni me më shume fat se me pare dhe do keni arritjet qe keni ëndërruar. Edhe me koleget do e rregulloni marrëdhënien. Jeta familjare do jete shume e veçante.

SHIGJETARI

Këtë jave do keni edhe mosmarrëveshje te vogla me partnerin, por do kaloni edhe çaste te ngrohta me te. Do ja shprehni me tepër dashurinë njeri-tjetrit dhe do ndiheni edhe vete me mire. Beqaret, fale mbështetjes se Merkurit, do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave dhe ne fundjave do fillojnë edhe lidhje. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse shpenzoni pa menduar situata mund te përkeqësohet menjëherë. Për shëndetin duhet te jeni me vigjilente dhe te kujdesshëm. Mos i neglizhoni aspak shqetësimet qe do keni sepse nesër mund te keni pasoja te renda. Ne pune do i arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes e madje me ndihmën e kolegeve do arrini majat. Me familjaret do e forconi me shume lidhjen.

BRICJAPI

Vërtet do keni disa mospërputhje mendimesh me partnerin gjate kësaj jave, por ne vend qe te mbylleni ne vetvete duhet te flisni hapur dhe te sqaroni gjithçka. Beqaret, për te mos e ndier vetminë, do bëjnë çdo lloj gjeje e madje mund te fillojnë edhe aventura kalimtare. Ne planin financiar situata do filloje te normalizohet pas te enjtes. Edhe disa probleme serioze do arrijnë te zgjidhen. Shëndeti do jete tej mase delikat sidomos për ata qe vuajnë nga anemia apo nga problemet me stomakun. Kujdes me ushqimin! Ne pune do jeni parashikues te mire e te vendosur kështu qe do e arrini atë qe dëshironi. Biznesmenët duhet te tregohen pak me te matur nga te gjithë. Familja do jete një jave normale.

UJORI

Ka rrezik qe këtë jave te keni divergjenca te forta me partnerin për tema tejet delikate. Zëri do ngrihet ne maksimum, do thuhen fjale te pamenduara e madhe do merren edhe vendime përfundimtare. Beqaret do kenë veçse mundësi për ndonjë aventure kalimtare nëse do e preferojnë. Buxheti do jete goxha i mire, por gjithsesi për te mos pasur vështirësi as me vone duhet te shpenzoni me shume maturi. Shëndeti do ketë disa luhatje te vogla qe do lidhen me tensionin dhe zorrët. Ne pune do filloni disa projekte gjigande, te cilat shume shpejt do sjellin përfitime te konsiderueshme. Familja e qete.

PESHQIT

Jave e mbushur me te papritura dhe rrahje te forta zemre. Partneri do ju surprizojë plot here dhe do ju beje te ndiheni mbretëresha e zemrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur edhe ashtu si janë, prandaj jo te gjithë do i pranojnë ftesat apo propozimet qe do iu bëhen. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe do bëni mire te kryeni vetëm shpenzimet e domosdoshme. Gjendja shëndetësore gjithashtu do jete delikate. Mund te keni probleme nervore dhe shqetësime nga koka dhe barku. Ne pune do bëni te pamundurën për t’i arritur qëllimet qe i kishit vene vetes dhe do kënaqeni tej mase nga arritjet. Ne familje ka rrezik qe disa konflikte te vogla fillimisht te shndërrohen ne probleme serioze.

SHKARKO APP