Horoskopi për ditën e sotme, 3 mars 2020
Dashi
Duhet ta mbani nën kontroll ambicien tuaj. Nuk ka kuptim të merrni më shumë projekte nëse nuk keni energji për t’i çuar deri në fund. Ju vetëm do të zhgënjeheni dhe do të krijoni një reputacion si person i dobët ose jo i besueshëm.
Demi
Eshtë koha që sot të shtoni një hapësirë të vogël frymëmarrjeje në orarin tuaj! Ju keni qenë me nxitim kohët e fundit, duke i bërë gjërat majtas dhe djathtas. Produktiviteti juaj është i admirueshëm, por nuk mund të jetë i qëndrueshëm. Bëjini gjërat ngadalë sot.
Binjakët
Mos lejoni qe përgjegjësia, frika dhe ndjenjat e fajit t’ju udhëheqin në rrugën tuaj Përkundrazi, lëreni fantazinë dhe shpresën të jenë udhërrëfyesit tuaj. Nëse diçka ju frikëson, kjo do të thotë që patjetër duhet ta pushtoni atë.
Gaforrja
Do të kaloni një ditë të shkëlqyeshme duke nisur nga mëngjesi. Ju jeni duke u bërë një paqebërës i mrekullueshëm tani, dhe ju duhet të mësoheni të jeni personi të cilit i drejtohen miqtë dhe familja juaj kur kanë nevojë për një këshillë.
Luani
Në çdo lloj konflikti që mund të keni sot, përpiquni të përqendroheni në faktet dhe shifrat e situatës në fjalë, jo në emocione. Tani për tani, ju vetëm duhet të mendoni. Fikni zemrën tuaj, nxirrni fuqinë tuaj të trurit dhe një përgjigje do të bëhet e dukshme pothuajse menjëherë. Ju jeni më të zgjuar se sa mendoni.
Virgjëresha
Nëse ndiheni luftuese në fillim të ditës, mos mendoni se kjo ndjenjë do të zgjasë tërë ditën. Pajtohuni për një kompromis dhe ju do të ndaloni së ndjeri nevojën për të luftuar. Ju nuk mund të keni gjithçka që dëshironi gjatë gjithë kohës. Kjo vlen edhe në dashuri.
Peshorja
Një nga marrëdhëniet tuaja personale mund të shndërrohet në një marrëdhënie biznesi, dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të dy. Kjo është një ditë me një potencial të madh për ju. Eshtë koha për të ecur përpara me planet tuaja dhe të shihni se çfarë ndodh.
Akrepi
Gjërat po duken mirë për ju sot nëse përpiqeni të filloni diçka si një punë e re, një udhëtim, ndonjë lloj projekti arti ose një rutinë fitnesi. Vetëm sigurohuni që të mos bëni shumë presion mbi veten tuaj. Mos prisni rezultate të menjëhershme. Faza fillestare e çdo gjëje është e pasigurt.
Shigjetari
Bota është plot mundësi që ju të rriteni sot, kështu që përpiquni të gjeni pak kohë pasdite, për të përfituar nga të paktën një prej tyre! Plus, truri juaj është i hapur për ide të reja dhe mënyra të reja për t’i bërë gjërat. Në aspektin financiar, ju kërkohet më shumë angazhim.
Bricjapi
Tani nuk është koha për të bërë blerje të çmendura ose për të shpenzuar shumë para. Dëgjoni anën tuaj më praktike dhe kuptoni se aspekti financiar sot kërkon më shumë kujdes sesa zakonisht.
Ujori
Kur mundësia troket, jo gjithmonë duhet të hapësh derën. Kini kujdes që të mos bëheni një person i cili gjithmonë thotë po, sepse mendoni se të qenit gjithmonë i gatshëm është mënyra më e mirë. Mendoni me seriozitet për qëllimet tuaja dhe për mënyrën se si të arrini atje.
Peshqit
Ju do të keni përgjigjen për një problemin tuaj. Këshilla për ditën e sotme është që të mos tregoni drojë dhe turp. Kërkoni me ngulm që të arrini qëllimet tuaja. Në aspektin sentimental. mund të kaloni një ditë me shumë surpriza.