Horror në restorant, gatuhet mish maceje

Kopikaran Krishnasamy, pronari i restorantit indian është ndaluar, pasi kishte gatuar mish maceje në restorantin e tij.

Inspektorët gjetën 15 kg mish kafshësh shtëpiake të cilat ishin vendosur në frigorifer në qese plastike. Menjëherë pas këtij konstatimi, inspektorët mbyllën restorantin e Krishnasamy, dhe i vendosën gjobë prej 14 mijë dollarësh.

Ai u justifikua duke thënë se nuk e kishte parë çfarë shkruhej në qeset e mishit që kishte blerë, me pretendimin se nuk dinte anglisht, por vetëm e kishte futur në frigorifer dhe më pas kishte nisur ta gatuante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krishnasamy, tha se ai nuk ka shërbyer asnjëherë mish kafshësh shtëpiake njerëzve që frekuentonin restorantin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?