Hotelet më të pazakonta në botë

Kur planifikoni për pushime, zakonisht zgjidhni vendin dhe më pas prenotoni një hotel, por këto hotele, me të vërtetë ia vlejnë për një udhëtim. Nëse doni të flini me peshq, zgjoheni në majmunë, jetoni në një kështjellë apo në një shpellë, ekzistojnë disa hotele që mund të bëjnë fantazitë tuaja të pushimeve një realitet.

1) Hoteli “Libra dhe shtrat”

Ky hotel ndodhet në Tokio, në një nga qytetet më të sigurta dhe më të përballueshme anembanë botës. “Libri dhe Shtrati” u krijua rreth ndjesisë që ju merrni ndërsa bini për të fjetur gjatë leximit të një libri dhe synon t’i japë atë lloj ndjenje kujtdo që qëndron aty. Raftet janë të pajisur me mijëra libra, në anglisht dhe japonisht dhe ju inkurajoheni të lexoni një libër para se të bëni një gjumë të lumtur në këtë hotel me 52 shtretër. Kostoja fillon nga 34 dollarë nata.

2) Hoteli “Vinç”

Ashtu siç tregon dhe emri, hoteli Faralda ndodhet brenda një vinçi të restauruar përgjatë brigjeve të lumit IJ. Mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për personat që kanë frikë nga lartësitë pasi vinçi kthehet me erë. Secila nga tre suitat luksoze në hotel ofron një pamje mahnitëse dhe rezervimi juaj përfshin një  mëngjes me shampanjë dhe hyrjen në një pishinë spa. Kostoja fillon nga 498 dollarë nata.

3) Hoteli “El Cosmico”

Ky hotel që ndodhet në Texas të Shteteve të Bashkuara, ofron mundësi luksoze për kamping për njerëzit që dëshirojnë të kenë shumë shërbime siç janë tendat safari e të tjera. Kostoja për këtë hotel nis nga 56 dollarë nata.

4) Hoteli “Sferat e Shpirtit të Lirë”

Sferat e Shpirtit të lirë janë shtëpi në pemë për të rriturit. Në të mund të flenë deri në dy persona. Ky hotel ndodhet në ishullin Vancouver në Kanada. Kostoja fillon nga 229 dollarë natë.

5) Hoteli Marques de Riscal

Hoteli Marques de Riscal ndodhet në Elciego, Spanjë. Hoteli është dizenjuar nga Frank Gehry dhe ka një pamje të jashtme metalike dhe guri. Ai ka dritare zigzag, tavane shumë të lartë dhe detaje të ndërlikuara. Hoteli është i rrethuar nga “qyteti I verës” i Spanjës dhe është ideale për personat që dashurojnë artin. Kostoja në këtë hotel është 381 dollarë nata.

6) Hoteli “Shpella e Kokopellit”

Hoteli Shpella e Kokopellit ndodhet 300 metra nën tokë. Për të mbërritur aty nuk ka ashensor, dhe gjithashtu duhet të pajiseni me pajisje ndriçuese siç janë elektrikët e dorës. “Shpella” ka sipërfaqe 1700 metra katrore dhe ka disa dhoma gjumi, një banjo, një kuzhinë të plotë dhe një vaskë Jacuzzi. Hoteli ndodhet në Farmington dhe kostoja është 340 dollarë nata.

7) Hoteli “ Magjia e Kështjellës”

Ky hotel të kthen mbrapa në kohë dhe ka rreth nëntë suita. Hoteli ndodhet në Edinburgh, Skoci dhe kushton 248 dollarë nata. Çdo ditë qëndrimi në suitë përfshin një shishë shampanjë, biskota, ujë mineral, një gazetë dhe mëngjesi.

8) Hoteli magjik malor

Ky hotel ndodhet në Kili dhe kushton 248 dollarë nata. Hoteli është i mbuluar me myshk dhe është destinacioni më përrallor i mundshëm. Nëse zgjidhni një dhomë standarde, qëndrimi juaj do të përfshijë një pije mirëseardhje dhe bileta për shumë aktivitete të ndryshme.

/SCAN

SHKARKO APP