Humb jetën aktorja Millardet, e njohur si Silvia Conti tek “Oktapodi”

Aktorja Patricia Millardet është ndarë nga jeta pas një infarkti në zemër. Millardet ishte një nga aktoret më të dashura dhe për audiencën shqiptare me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat deklaruan se aktorja ishte shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ka nderruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

Patricia Millardet u lind në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Neë Aquitaine, Francë, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.

Ajo jetonte në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë gjykatësja kurajoz dhe e pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapodi”, seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001.

Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritetin e madh. Ai ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, hero të historisë, i vrarë nga mafia. Dhe që nga ai moment heroina ishte bërë ajo. Pse ky suksesi i madh?

“Unë vërtet nuk e di. Unë mendoj se Silvia i pëlqen audiencës sepse ajo është shumë e moralshme, e pastër, e disponueshme. Në fillim ky rol më frikësoi, isha nervoze. Për ta bërë një karakter të vërtetë duhet ta besoni thellë, dhe unë jam përpjekur të mendoj dhe veproj si ajo”,-shpjegoi ajo në një intervistë të dhënë më herët për La Repubblica.

SHKARKO APP