Humor-Politika/ Nga “atentati” ndaj Ramës te ngushëllimi për Salianjin, çfarë s’u pa këtë javë

Ashtu si çdo të shtunë, emisioni ‘Kjo Javë’ sjell në fund të tij rubrikën gazmore. Edhe këtë javë, fokusit të kameras nuk i kanë shpëtuar lapsuset apo momentet e sikletshme të politikanëve.

I tillë është edhe momenti i sikletshëm i deputetit demokrat, Luan Baçi i cili gjatë një dalje për media nuk arriti të koordinohej dot me dy mikrofonat e tij. Një problem teknik që i mori pak kohë.

As numri dy i PD-së, Edmond Spaho nuk arriti të mbetej larg rubrikës humoristike,  teksa detyron gazetarët  të ecin më përpara.

Nga “atentati” ndaj Ramës te ngushëllimi për Salianjin, çfarë s’u pa këtë javë

Notat e humorit përforcohen akoma më shumë nga fjala e Ramës, i cili nga foltorja e Kuvendit , shprehet se Edmondi nuk të fal.

Pjesa më pikante e emisionit padyshim, është ‘atentati’ me këpucë ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili shpëton për fije të perit falë truprojës së tij.

Kryeministri mbetet i suprizuar dhe pa fjalë teksa shikimi i thyer në drejtim të autorit, nuk i shpëtoi edhe fokusit të kameras.

Për të mos u humbur është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili nuk gjen rehat krah Ramës në Kuvend.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace edhe këtë javë nuk arriti t’i shpëtojë rubrikës së humorit teksa duket i përhumbur në mendime.

Solidarizimi i Ramës për kërcënimet ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji i cili shkaktoi mjaft të qeshura me fjalimin e tij në Kuvend, u pasqyrua gjerë e gjatë në përmbledhjen humoristike javore.

SHKARKO APP