Hyjnë në park për të vrarë elefantët, qëllohen për vdekje 3 gjuetarë

Tre gjuetarë pa leje janë qëlluar për vdekje nga ruajtësit e kafshëve të egra, pasi hynë në një park kombëtar në Kenia.

Gjuetarët e armatosur, të cilët thuhet se ishin nga Uganda hynë në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Malit Elgon të mërkurën dhe u përpoqën të vrisnin elefantët dhe të vidhnin dhëmbët e tyre.

Kur ata hynë në park filloi shkëmbimi i zjarrit midis gjuetarëve dhe policit të Kenya Wildlife Service(KWS), të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve. Ndërsa 3 nga gjuetarët u vranë, dy të tjerë u plagosën por u arratisën, njoftoi KWS.

“Zyrtarët ishin në patrullë rutinore brenda parkut kur hasën pesë gjuetarët, dy prej të cilëve ishin të armatosur”, tha KWS në një deklaratë. Gjuetia pa leje ka rënë ndjeshëm në Kenia me kulmin e saj në vitin 2012, por mbetet ende një problem pasi vetëm vitin e kaluar janë vrarë 69 elefantë dhe rinocerontë.

 

SHKARKO APP