Hyjnë në qarkullim monedhat e reja 100 dhe 200 euro
Monedhat e reja 100 dhe 200 euro pritet të dalin në qarkullim më 28 maj vitin e ardhshëm, njoftoi sot Banka Qendrore Europiane (BQE).
Monedhat do t’i paraqiten publikut për herë të parë në selinë qendrore të BQE-së në Frankfurt.
Monedhat e reja janë më të vështira për t’u kopjuar në mënyrë të paligjshme.
BQE-ja tashmë ka nxjerrë monedhat e përmirësuara të prerjeve 5, 10, 20 dhe 50 eurove. Monedha prej 500 eurosh nuk prodhohet më.
Bankat dhe sektori i shitjes me pakicë pritet të përgatisin stafin për futjen e monedhave të reja.
Monedhat e vjetra do të mbeten të ligjshme, por do të tërhiqen gradualisht nga qarkullimi.