Hyn në kuzhinë dhe ha vezët, banorët tmerrohen nga kobra (VIDEO)

Një gjarpër i rrezikshëm është filmuar duke nxjerrë vezët nga goja në një shtëpi në një fshat rural.

Një familje e tronditur që jetonte pranë Chikmagalur në Indinë e Jugut zbuloi grabitqarin shumë helmues në kuzhinën e tyre.

Familjarët e nxorrën jashtë gjarprin me një shkop dhe e hodhën në rrugë.

Duket se gjarpri po kërcënonte të sulmonte duke ngritur kokën e tij, megjithatë familjarët u tronditën kur gjarpri filloi të nxirrte vezët nga goja.

Mesa duket gjarpri kishte hyre në shtëpi dhe kishte gëlltitur vezët dhe më pas u detyrua t’i nxjerrë ato dhe të largohej pasi ndihej i kërcënuar.

SHKARKO APP