I bllokojnë të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, vajza ka një mbiemër “ofendues”

Mund t’ju duket vërtet e habitshme, por ndonjëherë teknologjia tregohet vërtet kokëfortë. Në momentin që ke të bësh me një robot, ai merr vetëm komanda dhe nuk logjikon. Kështu që  një vajzë ka marrë njoftimin se është bllokuar nga krijimi i llogarive në internet për shkak të mbiemrit të saj ofendues.

“Mirror” shkruan se ajo quhet Natalie Weiner dhe Weiner është një fjalë që i referohet mbledhjes së organit gjenital të mashkullit, një penisi. Natalie e postoi në Twitter këtë problem dhe shumë persona e suportuan. Postimi  i saj ka mbledhur më shumë se 21 mijë pëlqime dhe ajo në fakt nuk është e vetmja që e ka pasur këtë problem.

Foto e publikuar nga Natalie

Shumë komentues reaguan se për shkak të emrave apo mbiemrave të tyre kishin hasur të njëjtat vështirësi. Disa nga njerëzit me emrat “me dy kuptime” që i komentuan ishin: Philip Sporn, Matt Cummings, Mike Dickman, Kyle Medick, Stewart Biggie, Brian Wankum.

SHKARKO APP