“I dashur Gjergj! Ulu, duhet të flasim…”

Nga Ilir Metaj

E keni pare variantin e ri te dublimit te filmit “Skenderbeu” ?

Nese jo, mos e shikoni!

Heqja e shume efekteve zanore e ka shnderruar filmin ne nje teater kukullash. Madje, teater kukullash i nivelit te dobet.

Cudia me e madhe eshte qe zerin e Skenderbeut e dublon Rikard Ljarja.

Kujtoni timbrin e zerit te Rikard Ljarjes: asgje te perbashket me perfytyrimin mbi Skenderbeun!

Rikardi ka qene aktor i mire qe i shkonin per shtat personazhet me profil diskret, paqesor e me nje ze te shtruar qe veshtire te mberrije tek grinta e luftetarit energjik, pale pastaj tek strategu i kalibrit Skenderbe.

Tani imagjinoni luanin Skenderbe, tek zihet e grihet me Sulltanin apo me Hamzane, apo Skenderbeun qe therret te motivoje ushtrine para sulmit, me zerin e…te urtit e paqesorit Rikard Ljarja!

E sigurte eshte qe, sikur Skenderbeu te kishte vertete zerin e Rikardit, do kishte mbetur pa ushtri, se nuk do motivonte dot as daullexhiun, pale më ushtaret.

Por ç’eshte me groteskja, mendoni qe Rikard Ljarja ka qene 70 vjeç në 2012, kur ka bere dublimin!!!

Pra Skenderbeu 38 vjeçar, qe braktis Turqine e kthehet ne Shqiperi, ne kulmin e fuqive te tij, ka zerin e lodhur te nje 70-vjeçari.

Po si mundet ta nenvleresojme e nakatosim keshtu figuren e Heroit tone me te madh te te gjitha koheve, ne filmin e vetem qe kemi per te?!

A thua nuk mjafton pamjaftueshmeria e permendjes se emrit, rendesise dhe historise se tij ne tekstet shkollore!

Sa faqe te librit te historise flitet per Skenderbeun? Sa qarte dhe e detajuar pershkruhet rendesia e figures se tij, jo vetem per shqiptaret, por per gjithe Europen?

Pamjaftueshem! Shume pamjaftueshem! Duhet te ishte shume, shume me teper !!!

Dhe te mendosh qe nje figure e tille legjendare, gati-gati e pakrahasuesheme me askend tjeter ne historine e njerezimit, duhet te kishte bustin ne cdo kopesht, shkolle apo institucion !

Kush tjeter me shume se Skenderbeu mund te na motivoje te mos dorezohemi, te luftojme gjithmone per dinjitet, krenari kombetare dhe rritje standardesh perfaqesimi?!

Gjergj Kastriot Skenderbeu “Athleta Christi” !

Me vjen turp te them, qe vetem dje mesova se nje titull te tille, ne fakt e mbajne vetem 4 njerez:

Louis 1 dhe Huniadi te Hungarise, Stefani i Madh i Moldavise dhe Gjergji yne!

Por ndersa seicili prej 3 te tjereve eshte vleresuar me kete titull nga nje Pape, Gjergji yne eshte vleresuar si “Athleta Christi” nga 4 prej Papeve.

Nje informacion i tille, nuk ka qene dhe as nuk eshte ne tekstet tona te historise!

Pervec mungesave te tjera, ne sasi dhe ne cilesi.

Dhe te mendosh qe per “te motivuar” femijet, ne tekstet shkollore, perdoren si shembull kengetare hip-hopi apo tallavaje, apo edhe lloj-lloj figurash te tjera mediokre.

Ne nuk e meritojme Skenderbeun! Jo vetem per sa pak thashe me siper! Per shume me shume!

Nese Skenderbeu do te ngrihej sot nga varri, per te pare c’behet me pasardhesit e tij, do duhet t’i thoshim:

” I dashur Skenderbe! Ulu, duhet te flasim..”

SHKARKO APP