“I dashuri im nuk kryen marrëdhënie pa Viagra, është homoseksual?”

Ndonjëherë, femrat shqetësohen më shumë se sa duhet për marrëdhëniet seksuale të partnerit. Në letrën e fundit për eksperten E. Jean në revistën Elle ka shkruar një vajzë që nuk di çfarë të bëjë pasi i dashuri konsumon viagra për të patur marrëdhënie seksuale. Ndërkohë terapistja i ka futur në mendje se mund të jetë homoseksual.

“I dashuri im i ri nuk mund të jetë më perfekt se kaq. Ai është një fizikan 35 vjeç, nuk ka fëmijë, nuk ka qenë kurrë i martuar, pëlqen të blejë gjëra antike, gatuan ëmbëlsira dhe krijon takime shumë romantike. Ai është me të vërtetë perfekt. Ka vetëm një problem. Ai nuk mund të arrijë në ereksion nëse nuk përdor Viagra. Ai thotë se nuk e pi një të plotë por një cerek sepse ndonjëherë ka nevojë për vetëbesim. Një herë kam gjetur revista që tregonin femrat që merren me palestër. Ai thotë se nuk do ti hedhë pasi i bleu kur dilte me një atlete dhe i mban si kujt. I kam thënë terapistes sime për të. Ajo më ka thënë se mund të jetë homoseksual dhe ende nuk e di. Çfarë duhet të bëj?”

Përgjigja e ekspertes: Nuk mendon se terapistja jote mund të jetë krejtësisht e metë? Do të ishte shqetësuese nëse i dashuri do mbante revista të tipit ” Schwarzenegger Muscle & Fitness” poshtë krevatit. Unë kam kaluar shumë meshkuj të nxehtë dhe ata pëlqenin gjërat antike, gatuanin, flisnin për shëndetin e lëkurës më shumë se një grua që punon agjente shitjesh. Pak viagra? Edhe çfarë? Ju keni një idhull të burrërisë për të dashur. Mos e trajtoni me ashpërsi.

SHKARKO APP