I dërgon letër babait të vdekur në parajsë dhe merr përgjigje

Një djalë që i dërgoi një kartolinë për ditëlindje babait të vdekur, mori një përgjigje nga Posta Mbretërore britanike. Djaloshi thotë se e nisi kartolinën për në parajsë, ndërsa Posta Mbretërore u përgjigj se e ka dërguar zarfin. Jase Hyndman, 7-vjeç, mori një letër ku shkruhej se pavarësisht udhëtimit të vështirë, kartolina i kishte mbërritur babait James në parajsë.

Mamaja e djaloshit tha: ”Nuk mund ta imagjinoni sa shumë u gëzua kur mësoi se babai e ka marrë kartolinën. Posta Mbretërore më ktheu besimin tek njerëzimi”,-thotë Teri Copland. Jase dhe motra e tij, Neive, i dërgojnë kartolina vazhdimisht babait të tyre në ditën e lindjes, që kur ai ndërroi jetë në vitin 2014.

Kërkesës së Jase që letra të shkojë në parajsë, Posta Mbretërore iu përgjigj: ”Duam të kontaktojmë me ju për t’ju bërë të ditur se e dërguam letrën tek babai në parajsë. Ishte një sfidë e vështirë pasi duhej të shmangnim yjet dhe objekte të tjera galaktike drejt rrugës për në parajsë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?